Vizita në Izrael, Çupi: Kryeministri Rama ‘eksportoi’ modelin shqiptar të harmonisë fetare

27 Janar 2026, 19:40Politika TEMA
Vizita në Izrael, Çupi: Kryeministri Rama ‘eksportoi’

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Tirana Live” tha se kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në Parlamentin e Izraelit si shqiptar, por edhe si një europianist.

Ai theksoi se Rama ishte i ftuar në Izrael edhe si një politikan, të cilit nuk i përplasen interesat e ditës, siç ndodh me shumë liderë të tjerë brenda Evropës.

Analisti Rama tha se “eksportoi” me shumë efikasitet modelin e harmonisë dhe të bashkëjetesës fetare, një vlerë kjo dalluese dhe humaniste e popullit shqiptar.

“Ishte në një vend ku para pak kohësh foli dhe presidenti i SHBA, Donald Trump. Kryeministri Edi Rama foli atje si një shqiptar dhe si një evropian, si evropian kishte mesazhin se perëndimi nuk është i ndarë ndërmjet vetes, siç po perceptohet.

E dyta, është ftuar atje si një nga politikanët e Europës, të cilit nuk i përplasen interesat e ditës. Nuk ka interesat e tarifave, zënkave apo interesa të tjerë.

Është një europianist i çliruar prej këtyre. Kryeministri eksporton modelin shqiptar të harmonisë fetare. Rama është përfaqësuesi i një kombi që ka ruajtur vlerat e paqes. Arriti të krijonte një pol tjetër të negociatave, të bashkë-ekzistencës.”, tha ai.

2 Komente

  1. P
    Parruca

    Na keni care derrasat me kete « harmonine fetare » shqiptare. Ne Shqiperi nuk ka patur konflikte madhore fetare sepse shqiptaret nuk kane patur ndonje here ndjenja te forta fetare. Se pervec « harmonise » fetare ne nuk kemi kurrfare harmonie me njeri-tjetrin. Individualiste ekstreme, qe nuk e kemi akoma ndjenjen e kombit. Ate te verteten jo te berit te shqiponjes me duar. Se te besh komb do te thote te behesh bashke me te tjeret si ty ne respekt dhe unitet per te cuar perpara te miren e perbashket. Ky eshte kombi, ajo qe na lidh dhe bashkon, dhe jo perralla turbofolklorike. Sa per « harmonine fetare » verini emrin e vertete: « indiference fetare »

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kris

      U rriten eksportet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje