Në diskutimet për ndryshimet në Kodin Penal, deputeti Erion Braçe propozoi nga foltorja e Kuvendit që ligjvënësit të miratojnë kategorizimin e molotovit nga ligji si armë zjarri. Duke paraqitur foto nga protestat e dhunshme të Sali Berishës në Tiranë, Braçe tha se kjo formë e protestimit është e papranueshme dhe duhet ndëshkuar ashpër penalisht.
"Jam plotësisht dakord edhe me ashpërsimin që i bëhet dispozitave që ndëshkojnë zjarrvënien, është një problem shumë i madh për mjedisin dhe mjedisin e kemi të përbashkët.
Nga viti 2013 e këtej unë nuk di ndonjë gazetar të dënuar për shpifje. Le të çohet dhe të dalë kudo që është dhe të thotë: po, jam dënuar unë për shpifje. Nuk di që të kemi pasur gazetarë në burg, sepse ishte një periudhë që në burg kanë hyrë gazetarë ose persona të tjerë që kanë parë tanke që lëviznin në territorin e Republikës së Shqipërisë.
,,,e drejta për protestë, për të kundërshtuar një ligj, një politikë, një qeveri, ama unë vazhdoj të mendoj që është e papranueshme gjuha që opozita të flasë me gjuhën e zjarrit, me molotovin, apo që qeveria të flasë me gaz lotsjellës, me plumba, jo e jo",- tha Braçe.
Fiks fare
Percaktimi molotovit si arme zjarri eshte bere qe kur u perdorur per here te pare nga shpikesit finlandese per asgjesimin e tankeve te ushtrise sovjetike. Dhe paten sukses TE madh. Me pas u modernizua dhe u shnderruan edhe ne bombe me napalm,qe u perdorur nga miqte t'ane Ne vjetnamin komunist. U dash ka ligj qe te behet KY percaktim ligjor? Ta beni, por kjo nuk do te thote qe te lehtesohet perdorimin I deritanishme.
Bombat molotov janë të rrezikëshme,sepse plagosin policët që ruajnë institucionet e rëndësisë së veçantë.Këto mjete që shkaktojnë zjarr bëjn dëme serioze në këto godina .Riparimi i dëmeve që shkaktojnë piromanët e sali malokut kërkojnë para dhe këto para nuk i paguajnë ata që punojnë në ato zyra,por i paguajnë taksat e popullit.Mendoj se Erjon Braçja ka shumë të drejtë që ka propozuar një projektligj që i kategorizon armë luftarake molotovët.