“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë!

28 Janar 2026, 11:45Politika TEMA
“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se Ervin Salianji ka kaluar disa vija të kuqe dhe se PD nuk do të lejojë kurrë që elementë të krimit të organizuar të kenë ndikim tek ajo.

I ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli, Noka tha se PD është e vetmja forcë politike që ka sanksionuar fraksionin. “Kush kërkon të krijojë një fraksion, të vijë. Është model europian se nuk e kemi shpikur ne fraksionet, ne i marrim dhe i implementojmë. Nuk duhet të jesh individ që të kesh fraksion. Duhet të kesh një ekip, një grup njerëzish nga qendra në bazë që ti i përfaqëson, qoftë 1%, 2%… Por, kur agjenda jote dirigjohet nga të tjerë dhe nuk është përkon me agjendën politike të forcës politike ku ti pretendon se aderon, pastaj këtu duhen parë disa gjëra sepse këtu pastaj nga demokraci kthehemi në anarki, ku të na kontrollojë kundërshtari lëvizjet dhe aktivitetin politik. Këtu është pak problem”, tha Noka.

Noka tha se personazhe të botës së krimit duan të kenë ndikim në PD, pasi e kuptojnë që socialistët po bien nga pushteti. “Tërmetin e nuhasin minjtë të parët dhe ndryshimet e mëdha politike i nuhasin kriminelët përpara se t’i nuhasin politikanët. Tani, ata që kontrollojnë gjithçka tek PS dhe qeveria, duan të  të ket kenë ndikimin e tyre këtu. Jo, PD-ja ka një vit të kuqe. Po kartelet e kuqe. Ergysi apo Sueli nuk kanë për të pasur kurrë as ndikim dhe as akses në PD. Kjo është kjo është vija e kuqe”, shtoi Noka.

5 Komente

  1. U
    UDB Noka

    Haaa me rrahen serbet dhe firmosa te jem spiune i UDB...... Kur bene Mul Noka trimin do te thote qe trrimeria ka vdekur.....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doda

      Pse duhet te vine kriminele tek partia jote kur I ke me shume perthshire ju

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maloku i novoseit

        Medet, medet ku ka mberrirur PD. Nje derr maloku qe vjen era dhi, drejtues ne parti. O Sali krimineli, demokratet nuk do ta falin kurre qenien e ketij gomari si nr 2 i partise

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niko

          Tre kriminelat dhe antikombëtar më të mëdhenjë të kombit Shqiptar në histori janë Hamza Kasrërioti, Esat Toptani dhe Sali Berisha që ka djegur Shqipërin dhe vazhdonë të shkatëroj opozitën të vijë në pushtet

          Përgjigjjuni
          1. k
            kureshtari

            A më tregoni kush është ky majmun që kacavaret në dritare?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje