Nga shteti unitar te anarkia kushtetuese: Ylli Manjani ngre shqetësimin për mungesën e balancës së pushteteve

28 Janar 2026, 10:50Politika TEMA
Nga shteti unitar te anarkia kushtetuese: Ylli Manjani ngre shqetësimin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ngre alarmin për atë që e cilëson si një ekstrem të ri kushtetues në Shqipëri, ku ndarja e pushteteve ka humbur thelbin e saj themelor: balancën.

Në një analizë kritike, Manjani argumenton se reformat kushtetuese të viteve 2008 dhe 2016 kanë krijuar një sistem pushtetesh të pavarura, por pa kontroll dhe llogaridhënie, duke prodhuar vakume të rrezikshme institucionale dhe duke nxitur, sipas tij, anarki dhe abuzim.

Ai e sheh zgjidhjen te një Kushtetutë e re, që rikthen balancën mes pushteteve dhe fuqinë vendimmarrëse te zgjedhësi.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Jemi në ekstremin tjetër kushtetues.

Në 36 vitet e fundit jemi dëshmitar të dy ektremeve të organizimit politik të shtetit. 

Para 36 vitesh gjetëm një shtet me pushtet unitar, kur ndarja e pushteteve konsiderohej teori borgjeze dhe e papranueshme.  

Sot, pas 36 vitesh, falë edhe dy ndërhyrjeve drastike kushtetuese të vitit 2008 dhe 2016, kemi një shtet me pushtete të ndara dhe ekstremisht të pavarura njëri nga tjetri. 

Asnjë teori e ndarjes së pushteteve nuk ka kuptim e pashoqëruar me ballancën midis tyre. Është ballanca ndërmjet pushteteve ajo që garanton ndalimin e pushteteve abuzive; llogaridhënien; harmoninë politike me çështjet thellësisht shtetërore. 

Pushtetet e sotme nuk kanë pika takimi. Madje quhet ndërhyrje nëse pushtetet takohen e bisedojnë. Ekstrem i frikshëm kushtetues me të njëjtën pasojë si shteti komunist unitar,me të vetmin dallim që nuk kemi një parti por të paktën dy të tilla për secilin pushtet. 

Nëse edhe parlamenti dhe qeveria do kishin shumicë me koalicion partish mund të kishim edhe një parti-pushtet më shumë. E pavarur edhe ajo si këto të sotmet.

Në Shqipërinë sotme kushtetuese, falë edhe rezultatit elektoral, kemi vetëm dy pushtete:

-Pushtetin politik që sundon ligjbërjen dhe ekzekutivin,

-Pushtetin gjyqsor që funksionon me vetemërim, vetkontroll dhe vetadministrim total.

E përsëris nëse do kishim një shumicë politike mbi bazë koalicioni do kishim edhe një parlament të pavarur nga çdo gjë, edhe nga pavarësia. 

Se këtu të gjithë janë të pavarur nga tjetri. Edhe partitë të pavarura janë. Edhe deputetët, ministrat, kryeministrat, drejtorët, punëtorët të pavarura janë. Edhe gjykatësit e prokurorët janë të pavarur edhe nga kolegët e tyre. 

Thelbi në këtë analizë nuk është kjo fotografi, por te mungesa thuajse totale e ballancës ndërmjet pushteteve. 

Me pak fjalë, dakord që pushtetet kanë kompetencet e tyre dhe i ushtrojnë në mënyrë të pavarur, por kur kompetenca e njërit cënon atë të tjetrin si i bëhet? 

Po kur nga pavarësia pushteti abuzon dhe nuk jep llogari askund, çfarë ndodh?! Po kur i emëruar shkarkon të zgjedhurin, pavarësisht ç'thotë zgjedhësi?! Po kur i pavarur abuzon dukshëm me ligjin dhe ska asnjë të pavarur tjetër ta ndalojë?!

Në këtë pikë reformat që kemi bërë, kanë krijuar vakume të frikshme. Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbushë dot të gjitha vakumet sepse ajo nuk mund të prodhojë ligje të reja, as të ketë juridiksion pozitiv. 

Duket si muhabet luksi ky, por nuk është. Është problem i funksionimit politik të shtetit. Natyrisht për talibanët dhe për analizën gjobvënëse mediatike ky debat është heretik. 

Një shtet me pushtete ekstremisht të ndara, prodhon pasoja të ngjajshme me shtetin unitar komunist që ne njohim. 

Kjo vjen pikërisht sepse është hequr thuasje fare ideja e ballancës ndërmjet pushteteve. 

Dmth këtu i zgjedhuri vetëzgjidhet dhe i emëruari vetëemërohet, gjithmonë në mënyrë të pavarur. 5 anarkinë e Nolit nuk do mjaftonin ta përkufizonin edhe këtë anarki kushtetuese me pavarësi pa ballancë. 

Të gjithë të pavarurit i vënë edhe rrogat vetes në mënyrë të pavarur dhe bjeri ti biem dmth. Në mes janë gjithmonë proçedura të lodhura, të kalbura që nuk garantojnë as garën politike e as funksionimin e shtetit me pushtete, por të ballancuara. Me pak fjalë një korpus legjislativ absurd, pa siguri ligjore dhe që nuk garanton mbrojtje nga abuzimi. 

Të vetmet që kanë mbetur në lojë janë ndërhyrjet e natyrës politike, por gjithmonë të debatueshme për shkak të brutalitetit të shumicave politike. 

Kam kohë që them se na duhet një Kushtetutë e re. 

Na duhet se sbën një e tillë sepse sistemi politik ka nevojë për pushtete të ndara e të ballancuara dhe sistem zgjedhjesh ku vendos zgjedhësi jo partia, e cila edhe ajo është e pavarur nga populli... 

Këtu janë të gjithë të pavarur dhe askush nuk jep hesap akujt. Të gjithë bëjnë si cuba kompetencash, pa e vrarë mendjen se po abuzojnë me to.  

Ky sistem kushtetues që kemi ndërtuar si eksperiment social e politik, nxit banditizmin jo harmoninë dhe garën bazuar në pavarësi strukturore. Nxit nënshtrimin dhe jo dinjitetin. Nxit përplasjen dhe jo harmoninë. 

Kemi kapur ekstreme nga ndërhyrjet eksperimentale që vështirë ti gjesh sot në sistemet politike në botën e qytetëruar. Në definicion shtetin e prezumojmë mafioz dhe grup të strukturuar kriminal. Për pasojë edhe ata që duan (pu)shtetin quhen anëtarë të grupit....

Duhet Kushtetutë e re. 

Sa më shpejt ta përqafojmë këtë ide, aq më mirë do jetë për të gjithë.

6 Komente

  1. N
    Nastradini

    Manjani paralajmëron se një shtet ku të gjithë janë bërë 'të pavarur' deri në anarki, është po aq i rrezikshëm sa një shtet ku të gjithë janë të varur nga një dorë e vetme. Ka të drejtë në këtë rast.

    Përgjigjjuni
    1. d
      dinjiteti munguar

      Te duhen dhe shume e shume bythlepirje si kjo per Pushtetin o Yllka qe ky Pushtet te amnistoje ato baltera e bajga qe ja ke hedhur pa kursim mbi koke der ne 11 maj 2025, (pasi nuk e pe vehten te lista per deputet e opozites)

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elis

        Ky thotë se kushtetuta, ligji themeltar nuk i rregullon marrëdhëniet mes pushteteve. Nisur nga problemet aktuale duket mendim i drejtë. Problem juristash po shkollat tona juridike, universitetet e magjistrtura mësojnë përmendësh ligjet dhe mendojnë vetëm për rrogat.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora 97

          Ndrojani emrin portalit Vejani revista Ylli Hahahaa

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tefta

            Po po ketu nuk ka balance. Ketu tek ne njerezit jane shume te kenaqur qe drejtesia eshte e pavarur. Te gjithe e duam kete , qe te mare vendim pa I dhene urdher shefi. Por kur ai vendimi eshte I gabuar dhe ju o njerez doni te trokisni ne nje dere per te kontrolluar punen e ketij gjyqtari apo prokurori, Ku do te trokisni? Nuk ka asnje institucion ( dhe ai qe eshte dhe qe duhet ta beje nuk e ben dot nga paaftesia apo dicka tjeter) Duhet nje institucion ekskluziv, me ish-punonjes gjyqtare dhe prokurore pensioniste qe te jene dhe te afte dhe te mos kene frike per ate cfar do bejne. Preka vetem nje ane ate pavaresise se gjyqesorit dhe kontrollit te tij

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xheviti , Kryqi i Kuq , Rramallah-Gaza .

              Une jam shum më i madh ne moshë nga Ylli Manjani .Këtë koment Ylli é super OK , sepse ka humor pa masë . Tani unë kuptoj qe Ylli ka edhe sensin e humorit. Ne te ardhmen e siguroj Yllin që : n.q.s do të kombinoj idenë e komentit ( Jurisprudencën ) me humorin ne masen 50-50 ( fifty-fifty ) , Z. Mero Baze do ti lutet Yllit të kaloj full time te Gazeta Tema , sepse deri tani é ne pozicionin e kontributorit ( part time ) . Ne vulgët , kemi nevoj per humor më tepër. Mbarsi Ylli !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje