PD: Zvarritja e çështjes Balluku, skenar politik për të frenuar drejtësinë dhe SPAK-un

28 Janar 2026, 12:35Politika TEMA
PD: Zvarritja e çështjes Balluku, skenar politik për të

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si një skemë të koordinuar politike për të vonuar dhe bllokuar hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. 

Sipas PD-së, zvarritja e çështjes si në Kuvend ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese nuk është rastësore, por një mekanizëm mbrojtës i ndërtuar për të frenuar veprimtarinë e SPAK-ut dhe për të mbrojtur korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.

REAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD:

Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit.


Mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur zvarritjen si mekanizëm mbrojtës për Belinda Ballukun. Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Gjykata Kushtetuese, e cila dje shtyu pa afat vendimmarrjen për të pandehurën Belinda Balluku.


Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar të njëjtën linjë: është shtyrë, pa asnjë arsye të ligjshme, mbledhja e Këshillit të Mandateve, me justifikimin se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse masa e re e sigurisë që kërkon SPAK ndaj Ballukut nuk ka asnjë lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra.

Si shtyrja nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe shtyrja nga Kuvendi janë hallka të të njëjtit zinxhir mbrojtës, i komanduar politikisht nga Edi Rama.


Për shkak se ka marrë një vendim pezullimi të vendimit të GJKKO-së, Gjykata Kushtetuese ka detyrimin ligjor të shqyrtojë këtë çështje me përparësi dhe të konkludojë me një vendimmarrje që zhbllokon veprimtarinë hetimore të SPAK.


Çdo vonesë është shërbim i drejtpërdrejtë për Edi Ramën, për të blerë kohë kundër drejtësisë, dhe për të pandehurën Balluku, për prishje provash, intimidim dëshmitarësh dhe vijim të aferave korruptive me vlerë miliona euro.

8 Komente

  1. G
    Grupi parlamentar i listes se mbuyllur

    Ju kermat deputete te Sali horrit, mos haroni se populli do beje cfardo qe duhet per te shfarosur faren e keqe te korruptuar te mbjelle (dhe qe po lulrzon ne lluks) nga sperma bastarde e Saliut ne drejtesine e re. Pa hetuar e gjykuar dumanizmin e banizmin nuk ka asnje derman, asnje shprese se mund te bejme drejtesi, as nje Kushtetute e re nuk zgjidh gje pa futur ne te Kanunin. Dhe mos kujtoni se ndonje oer jush bandite te nongrates do zgjidhet deputet kur Kuvendi te kete vetem 100 deputete, dhe pa Senat per perjetesimin e Sali qenit tuai.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Ha ha ha ha. Kush flet? Mjeshtri i zvarritjeve.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Salihi

      Po biri I sheqeres shkon cdo te hane atje dhe nuk len prokuroret e gjykatesit me liber shtepi pa sha, zvarrite me cdo mnyre gjyqet duke perdore gjykates e prokuror te shkerdhyer

      Përgjigjjuni
      1. j
        juristi

        Duket qe PD ka vetem jurista me 6 muaj shkolle dhe prej tyre ka zgjedhur me idjotet, pasi edhe bufi e di qe kur nje ceshtje shkon ne nje gjykate, asnje vendim nuk merret derisa gjykata te shprehet.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shiqirja

          PD sikur nuk e njehe spak? apo vetem kur nuk u leverdis

          Përgjigjjuni
          1. A
            Altini

            PD duhet te mbylli gojen,sepse nuk e njeh Spakun,apo kur godet majtas e njeh

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Rama duhet ta blokoje drejtesine derisa te arrestorse qelbesiren kriminele non grata. Per te tjeret, ka kohe.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asnjehere

                SPAK po kerkone te behet si GESTAPO..... Zonja Balluku eshte députéte e zgjedhur , ministre dhe zevendes kryeministre. SPAK nuk peshon sa zonja , Jane peshe e lehte. SPAK ka per detyre te hetoje , te pyesi , te mbledhi fakte sipas tyre dhe ti dergoje ne gjykate , kjo eshte detyra e SPAK , por publicitéti ka bere qe jane duke fluturuar me presh ne bythe. Dergoje çeshtjen gjykate dhe ketu mbarone puna e Nesti Angonit alias SPAK , eshte tribunali qe shpall fajesine apo pafajesin e zonjes Balluku. Nuk ka pse te largohet nga detyra , dhe nuk ka pse ti hiqet immunité deri ne shpalljen e vendimit nga tribunali...... perallat qe tregojne neper kazanet televizive jane per Vrenozet e PD. Ne moment qe denohet shkone kryen denimin , nese mer pafajesin vduhet perseri ti drejtohet tribunalit per te kerkuar demshperblime ndaj kazaneve sexe Kane baltosur.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje