"Rruga drejt BE-së, një proces transformues", Begaj me trupin diplomatik: Shqipëria, një partnere e besueshme

28 Janar 2026, 19:45Politika TEMA
"Rruga drejt BE-së, një proces transformues", Begaj me

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një ceremoni Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë. Kreu i shtetit tha se parimet e Shqipërisë nuk kanë mbetur vetëm në nivel deklarativ, por janë përkthyer në zgjedhje të qarta strategjike dhe aleanca të qëndrueshme.

“Marrëdhënia jonë strategjike me SHBA-të, anëtarësimi në BE dhe përkatësia jonë në NATO përbëjnë themelin e sigurisë dhe orientimit tonë ndërkombëtar”, tha ai.


“Në një botë që po ndryshon me shpejtësi dhe shpesh me pasiguri, ajo që mbetet e qëndrueshme janë zgjedhjet që bëjmë dhe parimet që nuk i negociojmë. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partnere e besueshme, e parashikueshme dhe e përkushtuar ndaj vlerave që na bashkojnë, duke besuar se paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi ndërtohen çdo ditë, çdo ditë me përgjegjësi dhe respekt të ndërsjellë“, theksoi presidenti.

Presidenti shtoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një marrëdhënie e veçantë, historike dhe e ndërtuar “mbi mirënjohjen, besimin, vlerat e përbashkëta dhe angazhimin për lirinë dhe demokracinë”.

Begaj shtoi se kjo marrëdhënie u pasurua me një zhvillim domethënës siç ishte ftesa nga Donald Trump, presidenti i Amerikës, që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes.

“Ky angazhim pasqyron vlerësimin e SHBA-ve për Shqipërinë si një partner i besueshëm, i qëndrueshëm dhe i përkushtuar”, tha ai.

Presidenti shtoi se po kaq e rëndësishme është edhe marrëdhënia me Bashkimin Europian. Ai theksoi se aspirata e Shqipërisë për anëtarësim është “një zgjedhje strategjike dhe kthim në familjen tonë natyrore”.

“Rruga jonë drejt BE-së është një proces transformues që synon të forcojë institucionet, të rrisë standardet dhe konsolidojë stabilitetin”, tha Begaj.

Begaj theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do mbeten në krye të agjendave të Shqipërisë. Kjo jo thjesht si kërkesë e partnerëve, por edhe si nevojë jetike e të ardhmes së vendit.  

“Jemi të vetdijshëm se pritshmëritë janë më të larta se kurrë dhe kjo është shenja e një shoqërie që nuk kënaqet më me simbolikë, por me demokraci funksionale”, tha Begaj.

Më tej, ai u ndal edhe tek NATO duke theksuar se vendi do të vijojë të kontribuojë aktivisht në aleancë.

“Shqipëria nuk zgjodhi rolin e spektatorit, por të një aktori të përgjegjshëm. Konfirmuam se jemi një spirancë e qartë e orientimit euroatlantik në rajon”, u shpreh ai.

Në fund, Begaj tha se Shqipëria mbetet promotore e stabilitetit dhe dialogut konstruktiv në rajon duke nënvizuar edhe mbështetjen për Kosovën për anëtarësimin e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

“Mesazhi ynë për fqinjësi dhe bashkëpunimin rajonal është i qartë, mbetemi promotorë të fqinjësisë dhe dialogut, duke besuar se janë procese të pandalshme dhe të ndërlidhura”, tha ai.

6 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site......

    Bayrom Bayrom..... diamond i shqipfolesit evropion!!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      hahahaha cfare foto! eshte trembur turku president bayrom

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tosi

        Ske faj ore detar. Te eshte bere turku gogol qe nga 1453. Cdo fytyre qe sheh te ngjan me turk.

        Përgjigjjuni
      2. x
        xha,bazi

        sa i shpifur eshte ,ri ri dhe e thote ndonje fjale pacexhiu Rames ,,o Bajrom edhe sa kohe ke se te pret SPAKU per pronat e ushtrise pastaj

        Përgjigjjuni
        1. a
          alma nga tirana

          o baromo, ik mer lal me mire vete se rri atje si njeri bosh, kot fare.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turi

            Nje vend qe jep nenen dhe motren tek te huajt vetem qe ata ta pranojne ne shtepine e tyre, eshte partneri me i pa besushem ne bote. Llafollogjite, genjejne vetem popullin se te huaj e dine kete. Nje vend qe shet trojet dhe interesat e tij tek te huaj vetem qe ata ta pranojne ne komunitetin e tyre eshte partneri me pa besushem . Ata e dine kete. Ne genjejme veten se jemi Evropiane dhe gjoja Patriote Ne kurre nuk do te hyjme ne BE ( vec kur BEja te shperbehet mbase na jepet mundesia) sepse ne nuk jemi Evropiane dhe ata e dine kete. Objektivi sot eshte 2030? Ka qene 2020, u be 2025 e tani 2030. Pas 2 vjetesh do te behet 2035 dhe ne vazhdojme shesim interesat tona me shpresen e reme se edhe 5 vjet dhe hyjme ne BE. Nderkohe politikanet tan na vjedhin e na mashtrojne duke na tundur premtimin "prisni dhe 5 vjet dhe do te hyjme ne BE"

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje