Deklarata ndaj Gonzato, Spiropali: Gjuha e urrejtjes e papranueshme, Qeveria shqiptare distancohet nga qëndrime të tilla

6 Nëntor 2025, 20:56Politika TEMA
Deklarata ndaj Gonzato, Spiropali: Gjuha e urrejtjes e papranueshme, Qeveria

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në “X”, për deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.Ajo ka shprehur indinjatën për këtë veprim, teksa shkruan se Qeveria shqiptare e Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga qëndrime të tilla.

“Tejet e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE-së dhe ndaj vlerave të BE-së në Parlament ditën e sotme.

Normalizimi i gjuhës së urrejtjes në diskursin politik dhe shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve në lidhje me Ligjin jetik për Barazinë Gjinore është krejtësisht i papranueshëm.

Qeveria Shqiptare dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga retorika dhe qëndrime të tilla.

Sot, është rasti të përsërisim edhe një herë me zë të lartë se Shqipëria qëndron e bashkuar me Europën. Ky spektakël i pahijshëm nuk do të na dekurajojë nga reformat jetike të integrimit, as nga angazhimi ynë thelbësor për të ngushtuar në ZERO hendekun e mundësive për gratë dhe vajzat”, thuhet në reagimin e saj.

 

3 Komente

  1. A
    Asparagus

    foli #karilales! po kush e qi kete o mero? kjo eshte bishti i kavallit. edhe rama talli trapin saqe e quajti ministre ne ajer

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erik

      Pas Belindes e ke ti rradhen moj p..dh larask

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diletanti

        Po kjo foto ca lidhje kishte? Apo ka blere kostum te ri elisa me leket e vjedhura

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje