Sulmoi ambasadorin e BE, shoqëria civile reagon ndaj Berishës: U tregove diskriminues!

6 Nëntor 2025, 17:55Politika TEMA
Sulmoi ambasadorin e BE, shoqëria civile reagon ndaj Berishës: U

Shoqëria civile ka reaguar fort ndaj suleve të Sali Berishës ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gozato. Në në deklaatë për mediat, e kanë konsideruar këtë gjuhë të papranueshme dhe diskriminuese për një shoqëri demokratike.

Deklarata

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI dënon me forcë gjuhën fyese, denigruese dhe thellësisht homofobike të përdorur nga z. Sali Berisha dhe znj. Lindita Pano ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Z. Silvio Gonzato.

Këto deklarata nuk janë thjesht sulme ndaj një diplomati të nderuar, por sulme ndaj vetë vlerave europiane të dinjitetit, barazisë dhe respektit njerëzor, mbi të cilat është ndërtuar rruga e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në intervistën me gazetarët dhe në seancën plenare të Parlamentit, Z. Sali Berisha u shpreh:

“Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare. Edhe në statusin tënd ti je binar. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën e tij personale. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoj të nderuarit Ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE-së e kërkojnë një gjë të tillë. Edhe ai që ka mbrojtur ligjin, edhe ai ka pasur historinë e tij familjare, ka bërë ndryshimin. Ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ne nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë.”

Ndërsa, në një intervistë të fundit në podcasting e Akil Panos ‘’Fjala’’, Znj. Lindita Pano deklaroi:

“Ne kishim ambasadorin e Bashkimit Europian që bëri coming out më 19 maj dhe akoma nuk e besoj dot që një ambasador në Shqipëri promovon axhendën personale... të dalësh në shtetin ku je me mision dhe të thuash që unë po bëj coming out është shumë denigruese. Kur ti e bën personale dhe nxjerr shtratin tënd personal në publik përpara një kombi, një populli, që ti e di që tradita e tij nuk e mban këtë si axhendë atëherë është imperializëm kulturor, është imponim.”

Këto deklarata janë shembuj të pastër të stigmatizimit dhe instrumentalizimit politik të homofobisë në funksion të frikësimit dhe përçarjes shoqërore. Ato nuk kanë të bëjnë me debatin për ligje apo politika, por me sulmin personal ndaj një diplomati që guxoi të jetë i hapur dhe i sinqertë për identitetin e tij, përtej profesionalizmit, në përputhje me parimet e transparencës dhe integritetit që promovon Bashkimi Europian.

Të konsiderosh aktin e një personi që ndan hapur identitetin e tij si “axhendë personale” apo “imperializëm kulturor” është shprehje e një mentaliteti autoritar dhe armiqësor ndaj lirisë individuale. Një Ambasador që deklaron hapur orientimin e tij seksual nuk po imponon asgjë,  përkundrazi, ai po dërgon një mesazh për dinjitet, respekt dhe përfshirje, duke dëshmuar se Bashkimi Europian pjesë e së cilit duam të bëhemi, është një bashkësi që nuk njeh frikë nga liria dhe respekti i dinjitetit njerëzor të kujtdo, qoftë qytetar i thjeshtë apo Ambasador.

Sulme të tilla e vendosin Shqipërinë në një dritë të errët në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe rrezikojnë ta kthejnë vendin tonë në terren të lirisë së kufizuar, ku urrejtja lejohet të zëvendësojë argumentin, dhe frika të zëvendësojë respektin njerëzor.

Aleanca LGBTI qëndron në solidaritet të plotë me Ambasadorin Silvio Gonzato.

Ne, që prej vitesh luftojmë për barazi, dinjitet dhe njohje ligjore, e dimë mirë se kur urrejtja fillon të normalizohet në fjalorin politik dhe publik, demokracia fillon të tkurret.

9 Komente

  1. K
    Kanina

    Eshte e afert dita kur ti Mero do kesh vetem dy opsione. Ose do qihesh ne bythe me deshire ose do te qijne me zor keta LGBTQ-sat.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Saliu eshte nje kerme qe abuzon, por nuk kuptoj perse Shoqeria e Bythqireve eshte duke mbrojtur kete ligj nqs ka te beje vetem me barazine midis burrit dhe gruas?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        U treguat diskriminues. Ai priste tjeter gje, kurse ju vetem fjale. Shoqerojini fjalet me vepra.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yyyppp Xhixhi

          Ropt ku ti kete Vicidoli, por te thuash te drejten ku qendron fyerja ketu???!!! Zoteria ti bjere bythes se vet po deshi, por nuk mund te beje presion Shqiperise per kerkesa te tilla qe nuk jane aspak imperative nga BE. Le t’ja kerkoje me se pari Italise prej nga vjen zoteria pastaj te tjereve. Ky eshte ambasador i BE apo i LGBTQ motrat mu ne pith??!!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maksi

            Qenka turperuar me kete lamashin LGBT radhes tjeter edhe bardhi ne proteste. Shqiperine nuk mund ta bejne wc keto kafshe , qofshin edhe te BE.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ura e tabakëve

              Dikur europa I digjte në turrën e druve gjyshërit e ambasadorit. Sot ambasadori na akuzon se I keqtrajtojmë dylberët nëse nuk aprovojmë ligjin. Na akuzon neve që krmi bërë këngë për dylberët. ?! Dhe kemi gjithashtu fjalë të urta që tregojnë seriozitetin me të cilin i kemi trajtuar me kohë këtë kategori duke thënë se siç turqit janë këmbëngulës për të kënaqur kategorinë e njerëzve si ambasadori ashtu edhe ne duhet t'i vihemi punës për të plotësuar standartet evropiane.

              Përgjigjjuni
              1. X
                XXXL

                O Mero bythe qiri, pse i boton deklaratat e kurvave te LGBTQ . apo bythe qiri sic jeti me bythe qiret merret dhe mbron.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xheni Kar-an

                  Kjo Silvia si eshte nga verra e bythes, apo i eshte care fare.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Posht pederastat

                    Po ikni ore bythshpuar e n’a lini rehat, s’ka nevoj populli per keto perversitete qe kurva plake perpiqet te n’a imponoj, EU le t’i mbaj per vete keta pederasta. Nuk ka ligj qe mund te ndryshoj ate qe ka krijuar natyra, Dema dhe meshkuj… Vjen nje bythqire te n’a tregoj se c’far ligjesh duhet te nxjerrim per te ligjeruar perversitetin. Pse nuk pyesni popullin nese i pranon apo jo keto ndryshime??? Beni nje referendum te shihni se c’mendon dhe deshiron populli per keto castle. Mor lapanjoz, njerez pa shpine kurrizore, vine keto pederasta dhe ju terheqin prej hunde dhe ju me justifikimin se keto jane kushtet dhe kerkesat e BE doni te n’a I shisni si sapunin per djath. Ne te somes vafshin Europa dhe gjithe keta pederast kurr mos hyfshim ne Europe!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje