Pas dorëheqjes së Endri Shabanit, 'Nisma Thurje' zgjedh kryetarin e ri

6 Nëntor 2025, 13:12Politika TEMA

Pas dorëheqjes së Endri Shabanit, 'Nisma Thurje' zgjedh

Pas shpalljes së kandidaturës për pozicionin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani ka dorëzuar pranë KQZ dorëheqjen si drejtues i partisë Nisma Thurje.

Në letrën drejtuar KQZ, Shabani bën me dije se brenda partisë janë organizuar zgjedhjet e reja, dhe kryetar është zgjedhur Elton Canaj.

Shkresa e Endrit Shabanit drejtuar KQZ:

I nderuar komisioner,

Përmes kësaj letre duam t'ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj.

Që me datë 24 Tetor 2025 këto vendime janë depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrojmë në pritje të regjistrimit të tyre në regjistrin e partive politike.

Jua japim këtë informacion, pasi me datë 03 Nëntor 2025 është afati për dorëzimin e raportit të shpenzimeve të kryera nga subjekti Partia Nisma Thurje për zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 Maj 2025. Sipas legjislacionit ky raport duhet të autorizohet edhe nga kryetari i partisë, por duke qënë se kryetari i mëparshëm ka dhënë dorëheqjen, ndërsa vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri ende nuk është regjistruar në regjistrin e partive politike, jemi përpara një situate të veçantë. Sipas statutit të partisë Nisma Thurje, drejtimin e punëve të përditshme të partisë, si dhe përfaqësimi me të tretët ushtrohet nga Sekretari i Përgjithshëm. Gjithashtu, për të mos lënë asnjë ekuivok, përpara dorëzimit të dorëheqjes, kryetari i mëparshëm ka lënë edhe një autorizim të posaçshëm duke ia deleguar të drejtën e përfaqësimit në KQZ sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Për sa më sipër, për të respektuar afatet e vendosura nga KQZ dhe me synimin për të shmangur çdo penalitet që buron nga dorëzimi përtej afateve i raportit, po e depozitojmë raportin për shpenzimet e fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025, me firmën e sekretarit të përgjithshëm dhe të financierit të partisë.

Pas dorëheqjes së Endri Shabanit, 'Nisma Thurje' zgjedh

 

4 Komente

  1. E
    EMIGRANTI

    Bravo,atje ku pretendon jane te mirat monetare.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Te aplikosh per Avokat tePopullit duhet te kesh integritet jo cope berishiste si je ti .Vdekshin te gjithe ne qofte se fiton ti .

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cufe

        Po nuk u zgjodh Shaboni le te zgjedhin dajen e Shabes

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cufe

          Po nuk u zgjodh Shaboni le te zgjedhin dajen e Shabes

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje