VIDEO/ "Berisha të japë shpjegime për fyerjet drejt ambasadorit të BE-së", Balla: Ka 35 vite që sulmon partnerët tanë, s’e do vendin të integruar

6 Nëntor 2025, 11:21Politika TEMA
VIDEO/ "Berisha të japë shpjegime për fyerjet drejt

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Sali Berisha sulmoi ambasadorin e BE, Silvio Gonzato lidhur me debatin për projekt ligjin “Për barazinë gjinore”.

Më herët Berisha kishte deklaruar se ligji për barazinë gjinore dhe që shkatërron familjen tradicionale shqiptare është bërë me ndikimin e diplomatit të Unionit dhe i bëri thirrje Gonzatos të tërhiqej.

Në fjalën e tij Balla nga foltorja deklaroi se do i drejtohej Komisionit të Etikës që të merreshin masa ndaj Berishës, i cili duhet të jepte shpjegime.

Balla tha se prej 35 vitesh Berisha sulmon ambasadorët e huaj dhe partnerët e Shqipërisë dhe pikërisht për këtë shkak është shpallur non grata nga SHBA-të.

“Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi këtu ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Ky sulm ndodhi nga një njeri që ka 35 vite që sulmon ambasadorët dhe që bie ndesh me interesin tonë kombëtar dhe me partnerët ndërkombëtare dhe me parimin dhe objektivin se Shqipëria në vitin 2030 do jetë anëtare e BE-së. Por ju nuk e doni vendin të integruar në bashkimin Evropian.

Sulm i përsëritur nga i njëjti individ prej 35 vitesh, kundër ambasadorëve të SHBA-ve, vendeve mike, ambasadorit të BE këtu, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës, për këtë sulmin sot do depozitojmë kërkesë. Të ndali gjithmonë sulmet.

Ne do depozitojmë kërkesë te Komisioni i Etikës për këtë rast që deputeti të japë shpjegime për këtë sulm ndaj ambasadorit. Në fakt SHBA e ka shpallur non grata zotërinë pikërisht për sulmet ndaj partnerëve dhe ambasadorëve ndërkombëtarë”, tha Balla. 

3 Komente

  1. A
    Arber

    Per kete rast Berisha ka shume te drejte, nuk eshte i pershtatshem nje ligj i tille per shoqerine Shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bac u kry

      Edhe vete palloshi , sdo ishte ne kete bote nese neta sdo qihej nga nje mashkull

      Përgjigjjuni
    2. U
      U

      Arber dhe bac,kete ligj e ka mbrojt Saliu juaj kur ishte ne pushtet,por ju berishistet Jeni te pafytyre si dhe haleja qe keni ne krye.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje