Progres-raporti i BE për Shqipërinë: Problem mbipopulli i burgjeve dhe vonesat në gjykata

6 Nëntor 2025, 09:39Politika TEMA
Progres-raporti i BE për Shqipërinë: Problem mbipopulli i

Bashkimi Europian ka publikuar Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku ndër gjetjet kryesore theksohen problematikat që lidhen me kushtet në burgje, sjelljen e policisë dhe qasjen në drejtësi.

Në faqet 36–39 të raportit, BE vlerëson se reformat ligjore kanë përparuar në disa fusha, por thekson se ende mbeten mangësi serioze në respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

 

Kushtet e Burgjeve dhe Sjellja e Policisë

 

Në pjesën e dedikuar për sistemin penitenciar dhe policinë, raporti evidenton disa shqetësime të përsëritura nga vitet e mëparshme.

Sipas dokumentit zyrtar të BE-së:

 

“Mbipopullimi në burgje vazhdon të jetë problem. Ka pretendime për trajtim të keq dhe mungesë kujdesi të mjaftueshëm shëndetësor. Llogaridhënia për sjellje të papërshtatshme të policisë është e kufizuar; mekanizmat për ankesat janë jo të zhvilluara.”

(Faqet 36–37, Raporti i Progresit 2025)

 

Raporti thekson se, pavarësisht përpjekjeve të institucioneve shqiptare për të përmirësuar kushtet e të dënuarve dhe paraburgosurve, numri i të burgosurve vazhdon të jetë mbi kapacitetet e institucioneve.

Nga ana tjetër, Komisioni Europian nënvizon nevojën për më shumë mbikëqyrje të pavarur ndaj strukturave të policisë dhe zbatimin e standardeve të trajtimit njerëzor.

 

Në rekomandimet për këtë fushë, BE kërkon:

 

“Zbatimin e reformave në burgje për të ulur mbipopullimin dhe për të përmirësuar kujdesin shëndetësor. Forcimin e monitorimit të sjelljes së policisë, duke përfshirë mbikëqyrje të pavarur.”

(Faqet 36–37)

 

Qasja në Drejtësi

 

Një tjetër pjesë e raportit ndalet në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe qasjen që qytetarët kanë në drejtësi.

Komisioni shënon si problematike kryesore:

 

“Vonesa në gjykata dhe qasja e kufizuar në ndihmë juridike pengojnë të drejtën për një gjykim të drejtë. Grupet e cenueshme, përfshirë minoritetet dhe gratë, preken në mënyrë disproporcionale.”

(Faqet 38–39)

 

Në analizën e tij, raporti evidenton se, megjithëse është rritur numri i juristëve dhe programeve të reformës gjyqësore, proceset vazhdojnë të zgjasin dhe qytetarët me të ardhura të ulëta hasin vështirësi në sigurimin e përfaqësimit ligjor.

 

Në pjesën e rekomandimeve, BE i bën thirrje institucioneve shqiptare që të ndërmarrin hapa konkretë për të garantuar një sistem më të aksesueshëm për të gjithë qytetarët:

 

“Zgjerimi i programeve të ndihmës juridike dhe sigurimi i procedurave gjyqësore në kohë. Promovimi i fushatave ndërgjegjësuese mbi të drejtat dhe qasjen në drejtësi.”

(Faqet 38–39)

 

Vlerësimi i përgjithshëm

 

Raporti i këtij viti ruan tonin e kujdesshëm të vlerësimeve të mëparshme, duke pranuar progres në disa fusha, por duke nënvizuar nevojën për përmirësim të qëndrueshëm në zbatimin e të drejtave themelore.

Fokusi i Komisionit mbetet në forcimin e institucioneve të pavarura, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë dhe strukturat e sigurisë./nl/TemA

1 Komente

  1. E
    Evrope karakurva

    Po PADEMOKRACIA nuk eshte problem per ju bytheqire te evropes?! Ketu zene rrenje te gjitha vemdimarrjet e keqija politjke e publike!!! Plehra mbetet!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje