Dumani: Ka patur plane për realizim atentatesh ndaj prokurorëve të SPAK

5 Nëntor 2025, 22:33Politika TEMA
Dumani: Ka patur plane për realizim atentatesh ndaj prokurorëve

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka rrëfyer kërcënimet dhe presionet që ushtrohen ndaj prokurorëve të posaçëm, por edhe ndaj atij vetë si drejtues i këtij institucioni.

Në një intervistë në emisionin “Trialog” në RTSH, Dumani theksoi se krimi i organizuar gjen forma të ndryshme kërcënimi ndaj prokurorëve të posaçëm.

Ai zbuloi se ndaj prokurorëve të SPAK kas pasur kërcënime madje me jetë, madje edhe plane në realizimin e atentateve ndaj prokurorëve.“Është pjesë e raportit faktikisht, raport i cili është  publikuar edhe në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. T’i ndajmë, kërcënimi nga krimi i organizuar, kërcënimet janë të shpeshta ndaj prokurorëve të posaçëm, përfshirë edhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Niveli i kërcënimeve sa vjen edhe rritet. Si kemi reaguar ndaj kërcënimeve? Ku ka pasur vend kemi referuar materiale për fillimin e ndjekjes penale, ku prokurorë kanë qenë kallëzues, qoftë edhe në rolin e të dëmtuarit nga vepra penale. Ka metoda të ndryshme për të transmetuar një kërcënim te prokurorët e Posaçëm. Krimi i organizuar është shumë i sofistikuar. Por mund të them këtë që janë kërcënime të formës përmes telefonatave apo duke kërcënuar familjarë të prokurorëve të posaçëm, apo vetë prokurorëve të posaçëm, kërcënime madje me jetë, deri plane në realizimin e atentateve ndaj prokurorëve”, u shpreh Dumani,

Sa i takon kërcënimeve nga politika Dumani theksoi se ka një retorikë të politikës ndaj prokurorëve të posaçëm.

“Sa i takon kërcënimeve nga politika ju jeni vetë dëshmitarë, nga mëngjesi deri në darkë, prokurorët e posaçëm me emra, me emra të përveçëm, me emra familjarësh, kërcënohen, baltosen, fyhen dhe kjo është formë presioni. Pavarësisht se prokurorët e posaçëm kanë pjekurinë e duhur, maturinë e duhur për t’i përballuar këto kërcënime. Ne jemi mjaftueshëm të përgatitur për t’i përballuar këto kërcënime. Por ky është një realitet. Si drejtues i prokurorisë së Posaçme nuk mund të rri e thënë”, tha Dumani.

I pyetur nëse politika ka shkuar përtej kësaj, Dumani tha se kërcënimet apo presionet janë ato “çfarë është thënë publikisht nga politika ju i keni të regjistruara në kronikat tuaja dhe në vlerësimin tim janë mjaftueshëm për t’u konsideruar si presione apo kërcënime”, tha Dumani.

3 Komente

  1. b
    bulgareci

    o ti qe me berishen do rezosh qeverine nga"jugu" e do sjellesh berishen nga veriu. sa perqind e te arrestuarve nga spaku-skapi jane nga jugu e sa jane nga veiu i nderuar(i marruar) dum dumdn lala?

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      PO ti je kriminel se mbron krimin e 21 janarit si nuk do keshe kercenim? Po çfare kujton ti se rron Saliu akoma dhe do u falin njerezit ju bythecet e tij?!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Trapajane hesapi

      Jane te mjaftueshme? Atehere pse nuk vepron? Ja, psh prokurori te durresit, ne makin me nje njeri te "ndershem", I bene atentatin. NE makin e iu gjete edhe dosje te hetimit, qe duhet te ishin ne zyren, jo ne bagazhin e makin es, me nje njeri qe ishte implikuar Ne keto dosje. PSE NUK E HETUAT? por e bete deputet. Ndaj quhet ASPAK. Faqe e zeze e Drejtesise. Edhe kriminelit Dumani u be i penduar kur u be kryetari i ASPAK-UT Dumani.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje