Gjetjet e Progres-Raportit të BE për SPAK: "Ka përparuar në hetimin e rasteve ..., por pak përfundojnë me dënime përfundimtare”

5 Nëntor 2025, 21:18Politika TEMA
Gjetjet e Progres-Raportit të BE për SPAK: "Ka përparuar

Në Progres-Raportin 2025 për Shqipërinë, Bashkimi Evropian vlerëson se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ruajtur një profil të lartë veprimi, por mbetet përballë sfidave serioze në efikasitet, bashkëpunim institucional dhe menaxhim të hetimeve financiare.

Sipas raportit, “SPAK ka përparuar në hetimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, por pak raste përfundojnë me dënime përfundimtare”, duke theksuar se “efekti ndëshkues është i kufizuar dhe perceptimi publik për drejtësinë dobësohet”.
Bashkimi Evropian i kërkon institucioneve shqiptare “rritjen e hetimeve, ndjekjeve penale dhe sigurimin e më shumë dënimeve përfundimtare”.

Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me mungesën e bashkëpunimit ndërinstitucional. Raporti nënvizon se “koordinimi me agjenci si GDAC, HIDAACI dhe Policia e Shtetit është i dobët,” duke theksuar se kjo pengon referimin e qëndrueshëm të rasteve dhe informacionit drejt SPAK-ut. Si rrjedhojë, BE kërkon “rritjen e referimeve proaktive nga institucionet shtetërore”.

Raporti evidenton gjithashtu “vonesa dhe efikasitet të ulët në hetimet komplekse”, sidomos për krimin e organizuar dhe pastrimin e parave, për shkak të burimeve të kufizuara. BE rekomandon “forcimin e kapaciteteve të hetimit dhe përdorimin e mjeteve analitike të avancuara”.

Në fushën e pasurisë, gjetjet janë po aq kritike: “SPAK ka përparuar në hetimet financiare, por konfiskimi dhe menaxhimi i pasurive të kriminalizuara mbeten problematikë,” çka sjell “vështirësi në gjurmimin e pasurive të fshehura, bashkëpunim ndërkombëtar dhe përdorimin e pasurive të konfiskuara për interes publik”.

Së fundi, raporti thekson se “hetimet financiare dhe ato të krimit të organizuar shpesh trajtohen veç e veç,” duke i kërkuar autoriteteve shqiptare “model hetimi të integruar që kombinojnë
inteligjencën financiare, AML dhe hetimet e krimit të organizuar.”

 

9 Komente

  1. N
    NACIONALISTI

    SPAKU NUK ESHTE SKRAP POR SKAP SE NUK JA MBAN BYTHA ME KAPOBANDAT E POLITIKES

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtēsia pēr tē huajt

      Ēshtē e vērtet, Berisha shētit i lirē nē BE, malltezi u lirua, lali eri hiqet si kryeministēr, Meta kērkon si Nano tē nderohet kur tē vdesi.Kjo bēn qē SPAK tē jetē kurv e ndyrē.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qeni SKAPI

        ASPAK-u eshte shume zhurme per asgje. Mjaft u more me apartamentet 90m2, pse s’fillon me konfiskimin nga vilat lluksoze ne Lalz, Tiranë dhe gjithe bregdetin Shqiptaret???

        Përgjigjjuni
      2. D
        Detari

        SPAK i fut brenda per 2-3 vite. Kush nuk ben 2-3 vjet burg per miliona euro?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tamam

          A.MUNDESH..ZOTI. PROKUROR : TI SHPJEGOSH ketij. Krahut te. Popullit. FUKARA.?. PERSE E LIRUAT ..HAJDUTIN ERION VELIAJ. ?. Pas gjithe atyre mitingjeve te qytetareve te dera e Bashkise dhe atyre daljeve qe denoncuat per shuma maramendese.transfertash te tija dhe te GRUAS. KARAGJOZE qe. Vajtjet ne DUBAJ. I kishte si. Me vajtur.. ..ME TREN ..FIER _ LUSHNJE ????. APO RAMA KA VJEDHUR ME SHUME SE VELIAJ. Dhe u trembling. Nga LEHJET..LEHJET...PA FUND TE. ERION. VELIAJ..Duke ja paraqitur. Daljen e Veliaj..RAMA...SI pune e Kryer nga GJYKATA ?. KUSH NGA NJE NJERI I VETEM. ..ME LLOGJIK NORMALE.. nuk do ta besoj. KETE SKANDAL TE SHEKULLIT edhe per. BALLUKUN. Po deklaron si dhe per VELIAJN pyetja eshte .A E KENI. FRRIKE ZOTIN: SE JU TE GJITHE QE PO NA RIPNI QENGA RROGAT E VOGLA. E SIDOMOS. PENSJONE..JU MEKATEY DO I PAGUANI. PARA MOSHES MADHORE . Vec per ket jam 1000% e SIGURT .ZOTI NA MARTE HAK. NDAJ KUJTDO..QE na ka. Mare...DJERSE...MUNDIN E HAKUN TON TE OA PAGUAR . A.IN.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            Nuk eshte liruar velia akoma ne burg eshte nen shume akuza. Sa keq me qen skiptar keni IQ-ne me te ulet ne bote.

            Përgjigjjuni
            1. @
              @.

              Detar na ndriço me inteligjencen tende aman. Pa ty kombi esht i humbur. Na hëngsh ate që s’thuhet.

              Përgjigjjuni
          2. M
            Maro

            Po pse spaku o denon? I denon gjykata.

            Përgjigjjuni
            1. "
              "BOHOTINA"

              Kap gjera te perbindshme SPAK-u dhe i le te livadhisin. Asnje i denuar. Behu burre o Tini Dumani. Fut Salihun qe i nxorri uje te zi vendit. Deri ne lufte shqiptari kunder shqiptarit beri. Gerdec. 21 Janar. Grusht shteti. Prishje te ushtrise. Shkaterrim te industrise e bujqesise. Ç' duhet te beje tjeter o Duman. Po te kishe bere kete qe te nesermen na pranonte Europa antar. Nje prokurore femer e futi ne BE Kroacine. As kaq nuk bere dot... Turp, 100 here turp.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje