Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesi i Lëvizjes Bashkë: U mërzitem për anulimin e zgjedhjeve

5 Nëntor 2025, 22:10Politika TEMA
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesi i Lëvizjes

Aktivisti i Lëvizjes Bashkë, Jani Marka, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që çon në anulimin e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, duke e cilësuar si një zhvillim që i penalizon politikisht forcat e reja.

I ftuar në emisionin Off the Record të Andrea Dangllit në A2 CNN, Marka u shpreh se vendimi ishte “një lajm i keq për Lëvizjen Bashkë”, pasi për tre muajt e ardhshëm Erion Veliaj nuk mund të shkarkohet. “U mërzitëm sepse ky vendim në thelb shtyn çdo mundësi për ndryshim në kryeqytet,” tha ai.

Sipas Markës, klima politike në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Ai u shpreh me tone të forta kritike ndaj socialistëve, duke thënë se “nuk ka mbetur më asnjë element socialist apo shtet social në atë subjekt”.

Marka shtoi se çarjet e brendshme në Partinë Socialiste janë një lajm i mirë për shoqërinë, pasi “tregojnë se po afrohet dita kur ai sekt hajdutësh, që ka vjedhur miliona euro, do të përballet me konfliktet e veta dhe do t’i hapë rrugën ndryshimeve të mëdha politike në Shqipëri.”

4 Komente

  1. T
    Tu befte halla sa i bukur qenke

    Ua vertet mund ta ndryshojne Shqiperine ky majmuni i Llapajt . Per surratin qe ka e besoj fort qe po te angazhojne tera grate e sojit e sorollopit si puna e tezes te LLapajt mund ta kethejne vendin me koke posht ashtu si di ta beje Sali haleja e tere halet e tjera ne koalicionin me te dhiere qe ka pasur vendi ndonjehere . Gjithnje po i votuan Shqiptaret se e provuan njehere e nga mbi 71 qe pretendonin mezi moren vetem nje tezen e Llapaqenit .

    Përgjigjjuni
    1. b
      birisha

      Ik ti te qifsha robet

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        uau,forca e re na qënka mërzitur" duke e cilësuar si një zhvillim që i penalizon politikisht forcat e reja."??dhe pse??sepse nuk do të ketë mundësinë të bëjë një konkurencë të jashtëligjëshme??shikoni hajvanët që na drejtojnë,ose pretendojnë se janë frymë e re për të na drjetuar!!ky hajvan që para se të rreshtohej në garën e zgjedhjeve duhej të kishte thënë, atë që e kemi thënë ne,komentues të thjeshtë këtu te tema,"këto zgjedhje të diktuara nga egzekutivi,K/M,bien ndesh me ligjin!këto zgjedhje nuk duhet të organizohen!"!çfar bën??përpiqet të kafshojë atë që mundet nga preja që ka vrarë në mënyrë të paligjëshme gjahtari kontrabandë!!pra kjo "forca e re" o është një forcë injorante që nuk merr mundimin të njohë ligjet e shtetit ku jeton dhe pretendon të drejtojë,o është një çakall i zakonshëm që përpiqet të përfitojë nga mjegulla shekullore që mbulon shqipërinë!!me njerëz të tillë,me mentalitet të tillë,është e vështirë të parashikohet se në një të ardhme të largët mund të kemi mundësinë të ndryshojmë!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          Po pse merzitesh o bir,ja, erdhen zgjedhjet prapë. Dhe me këtë mendje të ndritur që keni,do merni patllaken e Sulës,dhe çomangen e Dules. Po as gjykatat nuk ju pelqejne, mirë Ed Rama ju ka vënë përfund. Po të bashkohesh me atë që nuk e do 80 për qind e popullit,heren tjetër çomangen, çomangen do merni,dhe ti hyni me llapë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje