Gonzato i dorëzon Progres Raportin, Spiropali: Treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

5 Nëntor 2025, 21:42Politika TEMA
Gonzato i dorëzon Progres Raportin, Spiropali: Treguesi më serioz i

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot më 5 nëntor, ambasadorin Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vendin.

Sipas ministres, ky raport përbën një tregues serioz të zhvillimeve dhe sfidave, që Shqipëria ka përpara.

Ai reflekton arritjet e deritanishme, por edhe fushat ku duhet përqendruar përpjekjet e mëtejshme.

Spiropali theksoi rëndësinë e këtij raporti si një pasqyrë objektive e punëve të mira që po realizohen në vend.

Dokumenti do të shërbejë si udhërrëfyes për politikat dhe reformat e nevojshme. Ministrja shprehu gjithashtu optimizëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Postimi i ministres së Jashtme, Elisa Spiropali:

Ambasadori Silvio Gonzato më dorëzoi sot Raport Progresin e Komisionit Europian, treguesin më serioz të Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja, për punët e mira dhe për sfidat që na presin.

Lini një Përgjigje