Xhixho e Parisë së Lirisë për Raportin e BE: Një nga shqetësimet më të mëdha për Shqipërinë, korrupsioni

6 Nëntor 2025, 08:50Politika TEMA
Xhixho e Parisë së Lirisë për Raportin e BE: Një nga

Deputetja e PL, Erisa Xhixho, u shpreh se raporti i BE për Shqipërinë një nga shqetësimet më të mëdha ka korrupsionin.

"Mendoj se ky është një raport i cili vlerëson ecurinë e Shqipërisë në progresin e integrimit europian.

Padyshim janë hapja e kapitujve.

Problemi do të shtrohet se sa kapituj do të mbyllim. Unë do të evidentoja disa nga problematikat që shfaq shumë qartë raporti.

Raporti shpreh përdorimin e institucioneve për përfitime politike e ekonomike.

Dhe ndalet posacerisht tek zgjedhjet duke iu referuar pikërisht raportit të OSBE-ODIHR duke thënë që fushëbeteja ishte e pabarabartë.

Gjithë rekomandimet qoftë ODIHR dhe të Venecias nuk u adresuan në reformën zgjedhore.

Keqpërdorimi i aseteve publike dhe shtetërore në fushatë elektorale.

Gjithashtu nënvizon faktin që ka një mungesë të kontrollit parlamentar përsa i takon qeverisë.

Jemi dëshmitarë edhe sot që flasim në mbledhjet që janë bërë janë rrëzuar disa komisione parlamentare hetimore nga ana e kësaj mazhorance jo vetëm në mandatin e kaluar por edhe në këtë mandate.

Qoftë për fondet IPARD, qoftë për çështjen McGonigal pra praktikisht parlamenti sot nuk ushtron dot atë kontroll parlamentar që do duhej të ushtronte.

Korrupsion në çdo qelizë qeverisisë.

Padyshim ky është një nga shqetësimet më të mëdha sepse krimi i organizuar, të drejtat e njeriut janë disa nga çështjet shumë të rëndësishme me të cilat nuk mund të negociojë BE." - u shpreh deputetja e PArtisë së Lirisë.

3 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Nuk rri dot pa ngrënë dhe në Europë, Biba e vogël e Likes,se babi i saj po endet gjykatave për një 5-6 raste korrupsioni me gërrdallën komuniste dhe me Lalin.Me porosi të Likes,fotot e Erisës duhen vendosur në të tre katet në selinë e Patisë së Likes.Ahahaha Xixa.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maksi

      Foli dhe kjo pinokja ne parlament kur duhet ti beje shoqeri likes tek 313!! Pale dhe na e nxirni dhe ne foto kete miushen hajdute te paskrupullt. Cfare pret spaku apo i mungojne provat?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli gri

        Ku ka shkuar puna hajdudi thote kapeni hajdudin . Kjo si familje njihet per korrupsion vjedhje dhe te jep mend dhe kritikon te tjeret.kujton se populli nuk e din cfare ka bere i popullit me tarifat e vodafonit kur babaj isaj ishte ne krye te AKEPIT la vodafonin ta rjepte popullin Vjedh per vehte vjedh dhe komanie e telefonise. Ora po afron ti kontrollohet pasuria e ti mbyllet goja se na cau menderen

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje