Deklaratë e Kuvendit të Shqipërisë: Çdo pajisje e dëmtuar do të paguhet nga paga e deputetëve të përfshirë në shkatërrim

1 Tetor 2024, 12:56Politika TEMA

Deklaratë e Kuvendit të Shqipërisë: Çdo pajisje e

Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm kushtetues që mishëron vullnetin e popullit nëpërmjet të zgjedhurve të vet, u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarrvënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër.

Veprimet e ndërmarra nga deputetët e përfshirë, përmes goditjes me sende të forta ndaj personave të tjerë dhe djegies, shkatërrimit dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e seancave plenare, kanë shkaktuar përveç veprave penale edhe dëmtime të rënda të pronës publike.

Kuvendi i Shqipërisë, ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë.

Kuvendi i Shqipërisë u kujton të gjithëve se ky institucion është besimi dhe vullneti i popullit dhe populli nuk është një karrige që digjet, po është Sovrani që shërbehet deri në fund nga Kuvendi për besimin dhe vullnetin e Tij.

12 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Ligji e ka deri në trefishin e dëmit, plus gjobën.

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Nqfts te gjithe ne qe komentojme ketu do ndizmin zjarre perballe kuvendit do ishim arrestuar ne cast. Duhet nje ligj qe perballe akteve te tilla nuk e njeh imunitetin dhe i trajton gjithe qytetaret njelloj. Duhet nje referendum por kush ta beje , te gjithe jane te tredhur.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tani

      Mos tallni bythen me kete popull,o legena.....Ju nuk kundershtuat nismen qe dha Salianji per dhenien e nje rroge mujore per komisionin hetimor qe kryesonte,e do tu mbani rrogen per karriget!!!!!!Zoti ju denofte.......

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pjeter

        Do lihni keshtu, deri kur tju bjere hemoragji ne tru nga zemrimi inatci. E shpjegon mjeksia.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Arrow

        "Tani" ose Pastaj! Lexoji mirë librat e shenjtë se ndoshta mëson ndonjë gjë prej tyre!

        Përgjigjjuni
        1. s
          spata

          Vendim shume qesharak . C'demtim i karrikeve te djegura .Jo zoterinje ne pushte . Keto veprime denohen me ligjet e kodit penal . Jo vetem gjoba por dhe ndjekje penale sipas rolit ne prishjen e jetes parlamentare . Gabimin e ka Rama qe i mori te gjitha kopetencat e Presidentit . Jo pa qellim e beri kete ne bashkpunim me Saliun .Te kontrollojne cdo aktivitet politke e sheteror per interesat e tyre.Nje president me status e kopetenca te plota do tua prishte planet e pazaret qe bejne ne kurriz te populliun e kombit ne teresi .C'fare te themi .Keto akte kriminale ,ne emer te demokracise ,jane cfaqje te diktaturave fashiste te shekullit te kaluar .

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati idealist

            T’i paguajn qent e mutit,shpellarët malokëri.Ato karrike janë bler me taksat e popullit dhe këta maskarenj nuk kanë të drejtë t’i djegin e shkatërrojn.Malokëri kafshëri hesapi.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bravo Spiropali

              Bravo Kuvendi, por duhet edhe ti referoje djegesit ne Spak, ne mbeshtetje te Policise Shtetit.

              Përgjigjjuni
              1. d
                desi

                Kjo masë është e domosdoshme por duhet paguar me 3 fishin e vlers sepse është bërë me dashje.

                Përgjigjjuni
                1. l
                  llazi usa

                  Ty ‘Tani’ ta qifte Kina robet e shtepise

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Adrian Zagori

                    Sjellja juaj o deputete te shpreses, o deputete te alternatives, o deputete te ndryshimit, o deputete te perparimit, o deputete te te gjithshkaje qe eshte kunder kesaj qe eshte.... do te frymezoje pakthyeshmerisht, me shume efikasivitet e motivim brezat e rinj, e ne rradhe te pare femijet tuaj per tu bere pa mundesi tjetersimi, monstra te ketij vendi qe ka vuajtur e vuan, ligesine, pangopshmerine, vulgaritetin, injorancen, tradhetine kombetare dhe nxjerrjes lakuriq para botes. Njerez te ferrit, zjarrin keni si ushqim.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      PILO

                      Jo te paguhen nje fish por dhjete fish dhe per imazhin e keq qe demostruan

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje