Dogjën karriget dhe krijuan kaos në Kuvend, Policia e Shtetit kallëzon në SPAK 23 deputetët e PD-së

1 Tetor 2024, 12:20Politika TEMA
Dogjën karriget dhe krijuan kaos në Kuvend, Policia e Shtetit

Policia ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër 23 deputetëve të opozitës që u përfshinë në incidentin e djegies së karrigeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Ngjarja ndodhi gjatë seancës parlamentare të së hënës, ku aktet e dhunës kulmuan me djegien e disa karrigeve në hyrje të sallës plenare.

Policia njofton se ka marrë të gjitha provat dhe materialet filmike për dokumentimin e ngjarjes dhe i ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme.


Njoftimi i policisë:

Tiranë – Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

– Dh.Ç.(T)., 51 vjeçe,

– F. H., 56 vjeç,

– Xh.M., 57 vjeç,

– L.G., 52 vjeç,

– A.Gj., 50 vjeç

– I.Zh., 37 vjeçe,

– L.M., 47 vjeçe,

– D.S., 59 vjeç,

– L.B., 61 vjeç,

– L.H., 57 vjeç,

– A.D., 57 vjeç,

– E.B., 51 vjeç,

– E.Xh., 39 vjeçe,

– S.K., 40 vjeçe,

– S.K., 43 vjeç,

– E.S., 66 vjeç,

– K.M., 62 vjeç,

– V.D., 56 vjeç,

– M.K., 50 vjeçe;

– I.Ç., 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

3 Komente

  1. D
    Deputetet zjarrvenes e kane vendin ne burg

    Bravo policia. Trima, mos u frigoni nga falangat e nongrates. Ndiqni shembullin e Amerikes, ata qe shkateruan e dogjen Kongresin jane neper burgje, me mijera te tille.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Li

      Asgje s’ka per të ndodhur. Jemi mesuar me keta bastarde qe thyejn dhe shkaterojn pronen e perbashket kurse organet e policis bejn sehir.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makiaveli

        Po mbylleni Kuvendin se kot është të paktën kursehen ca para. Shqipëria duhet të kthehet në monarki absolute xoni I i surrelit të shpallet mbret

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje