Edvin Kulluri komentoi kaosin e krijuar nga opozita në seancën e djeshme plenare, pas dënimit të Ervin Salianjit për dosjen Babale.
Gjithçka nisi me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit e deri tek djegia e karrigeve.
Kulluri u shpreh se ata që përfaqësojnë sot PD nuk dinë të fitojnë dhe nuk kanë më asgjë për të humbur, prandaj krijojnë vetëm kaos.
"Ca kuptimi ka të djegësh disa karrige? Ky është akt komplet fallco, sic është opozitarizmi, një fallsitet i madh. E mbani mend shumë mirë vjet, që thyen karrige, dogjën sallën, e pastaj u ulën e bënë pazar të rëndomtë për amnistinë.
Kjo nuk është rruga që opozita të vijë në pushtet. Janë njerëz të dëshpëruar, që nuk prodhojnë dot politikë, kanë ngecur në pazare për një vend në Parlament. Gazmend Bardhi ka çuar në SPAK Flamur Nokën për pastrim parash, pasaj i thotë babi i Zenit atij tjetrit ke vrarë 26 vetë. Ky që bën heroin…Tani rrinë poshtë ballkonit për të kapur një vend pune nga votat e Sali Berishës, sepse këta njerëz nuk marrin vota.
Këta vetëm një gjë dinë të bëjnë shumë mirë: të humbin çdo përballje elektorale me Partisë Socialiste, këtë punë e qajnë, janë mjeshtra. ..
Gjysma e atyre që ishin në sallën e gjyqit gëzonin që po dënohet Salianji, janë një tufë hipokritësh", tha Kulluri në një intervistë për TCH.
RRESPECT I NDERUAR ;ESHTE NJI CFAQJE E TURPESHME/ E SHEMTUAR QE INJORON DEMOCRATINE -SALIU DO TE MBROJ CRIMET E TIJ ME CDO CMIM _POR GABONN RENDE