Opozita vazhdon zbatimin e skenarëve, bojkoton Komisionet Parlamentare

1 Tetor 2024, 10:54Politika TEMA
Opozita vazhdon zbatimin e skenarëve, bojkoton Komisionet Parlamentare

Në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjt, opozita ka përshkallëzuar aksionin e saj. Një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Kuvend, sot ata kanë bojkotuar Komisionet Parlamentare.

Sot u zhvillua mbledhja e Komisionit për Politikën e Jashtme, por siç duket nga pamjet, karriget e deputetëve të opozitës janë bosh.


Ndërkohë ditën e djeshme deputetët e opozitës paralajmëruan se çdo të hënë dhe të enjte nuk do të lejojnë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.

Lini një Përgjigje