Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha paralajmëroi deputetët e PD-së pas kaosit të djeshëm në Parlament se ngjarja do referohet në SPAK.
Ministri Hoxha, në një reagim, u shpreh se flakët në dyert e Kuvendit të Shqipërisë “janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi”.
Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:
Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.
Pengimi i ushtrimit te funksioneve kushtetuese,
Heqja me dhune e te drejtes se fjales,
Goditja per shkak te detyres,
Rrezikimi i jetes se deputeteve duke i goditur me mjete te forta,
Shkaterrimi me zjarr i prones publike, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.
Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.
Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.
Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët.
Uaa meverte do e cosh ne spak gagaga
Ne Spak oosi, si ne Usa kur dogjen Kongresin.
Nese ne qytetar godet kryeparlamentaren me dru çfare ndodhe, denohet ? .... nese po ky qytetar djege dhe shkateron pronen publike çfare ndodhe , denohet ?..... nese qytetari denohet perse keta nuk i denohen ? .....
Te parin ne Spak te dergoni nongraten qe i urdheron falangat e tij ne Kuvend te djegin e shkaterrojne. Perendimi do ta mbeshtese me fort Ministrin e Brendshem po te zbatoje ligjin njesoj per te gjithe.
I hëngërt mortja legenat e mutit.Nuk kanë çfarë t’i bëjn gomarit dhe i bien samarit.Jeni turpi i shqiptarëve,jeni antishqiptar,jeni jashtqitja e kombit.
Nje keshille per SPAK: Ne se kallxohen ne SPAK deputetet e PD qe shkaktuan dhune, dhe ngrihen akuza dhe kerkohet denim (qe edhe e meritojne) , mos kthehet ne kauze per PD e nxitur kjo indirekt nga PS, per sulme verbale e akuza ndaj SPAK. Kjo mund te intrigoje opinionin sidomos ne kushtet qe ndaj hajduteve ne pushtet po rezulton zvarritje dhe heshtje ose arrestime ne nivele te uleta. Pra na duket sikur hajdutet sikur e kanw nje mbrojtje per te mos shkuar nen akuzen e SPAK. Nderkohe qe PD te ankohet se ja ne burg vetem nga opozita!!!! Mos eshte ndonje kurth permes marrveshjeve te fsheta mes paleve??????