“Deputetë të PD kanë marrë tendera nga PS”, Dash Sula: Unë s’kam trokitur asnjëherë në derën e Berishës

27 Nëntor 2024, 09:48Politika TEMA
“Deputetë të PD kanë marrë tendera nga PS”, Dash

Marrdhëniet pozitë-opozitë, a ka kulsia dhe bashkëpunim mes palëve sa i përket aferave, apo tenderave? Kjo ishte një pyetje që iu drejtua demokratit Dashnor Sula nga moderatoja Pranvera Borakaj në Quo Vadis në Vizion Plus.

Deputeti Sula nuk e përjashtoi se kolegë të tij opozitarë kanë marrë tendera nga mazhoranca, ndryshe nga sa shihet në sipërfaqe sikur ata shahen dhe zihen për “hallet e popullit”.

Por për deputetin Sula marrdhënia është personale, duke theksuar se ai nuk ka aspak lidhje me akuzat që i ngrihen deputetëve të tjerë opozitarë, duke shtuar se ai nuk ka kërkuar tendera as ku kryeministër ishte Sali Berisha.

Borakaj: A keni ju informacion që brenda opozitës ka elementë që bashkëpunojnë me mazhorancën?

Sula: Elementë që bashkëpunojnë me mazhorancën edhe mund të ketë. Unë kam 20 vite në politikë por nuk kam trokitur kurrë në dyert e Sali Berishës për tendera. Ka një llogjikë që njeriu qëkur lind është me mëkate. Jam i vetmi politikan që i jam drejtuar ILDKP-së për konfikt interesi. Kur vajza ime apo dhëndri im, pa dalë skandali donin të ishin në AZHBR, i jam drejtuar me letër. Përgjegjshmëria e një politikani kjo duhet të jetë,..

Borakaj: A ka nga ata që kanë tendera?

Sula: Po mund të ketë.

Borakaj: Në një vend të vogël kuptohet lehtë.

Sula: Në një vend si Shqipëria, kur një gazetar të thotë diçka dhe ti skuqesh, atëherë aty duhet të ketë diçka. Po të kisha unë probleme të tilla, kujton se s’do dilnin.

1 Komente

  1. d
    delja

    Dash bre a do behesh deputet? Fillimisht degjonim me venendje deklaratat e tua ne parlament se po tregoheshe opozitar disi objektiv.Mbeshtesje SPK-un. Por je ripozicionuar per te qene me afer listes qe do beje Sala.??????. Keshtu jeni juve politikanet tan...FATKEQESI !!!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje