Kreshnik Spahiu ka komentuar protestën e opozitës në Tiranë dhe pjesëmarrjen e saj.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Spahiu thotë se “nuk përmbyset regjimi politik i Tiranës me 20 autobusë protestuesish që vinë nga fshatrat”.
Kjo pjesëmarrje e ulët në protestë, sipas Spahiut nuk e dobëson qeverinë, por e forcon atë.
"Është e rëndësishme që publiku të kuptojë diçka esenciale lidhur me protestën. Kam dëgjuar analiza që thonë pse mos të digjet Tirana njësoj si në Paris, Athinë, Berlin, Bruksel.
Duhet t'ua sqarojmë qytetarëve, në rrugët e Athinës Berlinit, në flakët apo bombat moltov, nuk janë deputet e tyre me makina që bllokojnë rrugë, janë fermerët me traktorë, janë shoqatat, janë lëvizje jashtë parlament.
Në asnjë vend të Europës nuk janë deputetë që zhvillojnë lëvizjet radikale në rrugë. Qartazi kemi të bëjmë me një kauzë e cila është pa objektiv, askush nuk e di se çfarë kërkojnë, kush është objektivi kryesor. Si mundet kaq njerëz të varfër, të papunë, kaq të mjerë të keqpërdoren për të protestuar çdo ditë e për të thirrur Berisha, Berisha.
S’kanë dal as për emrin e 14-vjeçarit që u vra. Me 20 autobusë nga fshatrat kërkojnë të bllokojnë kryeqytetin. 20 autobusë me militantë, me 3 mijë veta ti nuk përfaqëson dot popullin dhe në fund kjo nuk përkthehet në dashuri dhe mbështetje por urrejtje. Kjo redukton votat e opozitës. Po mbledhin më pak njerëz se partitë e reja.
Askush nuk shkon t'i mbështesë nga Tirana. Më tregoni sa është numri i qytetarëve të Tiranës, si mund të rrëzosh regjimin e Tiranës kur s’ke 500 tironsa në protestë. Këta e polarizojnë situatën në prag të zgjedhjeve që të thonë kjo është qeveria, ne opozita, s’keni alternativa tjera. Nuk është e keqja pse protestojnë, por pse dështojnë me protesta. Këta e forcojnë Ramën me protesta të vogla.
Nuk është e keqja që protestohet kundër qeverisë por duke djegur kauzat dhe duke nxjerrë 2 mijë veta ti e forcon qeverinë, nuk e dobëson. Çfarë do ndodhë nesër? Një qeveri më e fortë. Ata do tallen, do thonë me 2 mijë veta do na rrëzoni.
Nëse dalin punonjësit e bashkisë përballë protestuesve, kush është numri më i madh. Si mundet një parti opozitare, të katandiset me 200 veta protestë para bashkisë, ja 500. Si ka mundësi 500 protestues, në kauzën më të fortë kur ti je në ditën më të vështirë.
I gjithë mesazhi është që këta nuk kërkojnë rrëzimin e Ramës, këta kanë objektiv tjetër, për të mos e rrëzuar Ramën. Në tërësinë e vet, qëllimi i protestë është diçka tjetër. Duke mos protestuar përballë zyrës së Ramës, këta shkojnë në zog të zi, te Veliaj, në autostradë, vetëm kundër qeverisë nuk janë duke protestuar", tha ai.
i Nderuar Kreshnik Spahiu:Ju Lutem..kur shkruani MOS FLISNI PER NJE "PERMBYSJE TE REGJIMIT POLITIKE"?????????????Ketu ne Tirane Shqiperi nuk kemi "Regjim "Kemi nje Qeveri qe eshte Zgjedhur me Shumice Votash... 1-Ju Lutem z.Spahiu, mos me Fyeni ato pak "Klase shkolle qe kame"..sepse me Regjim..kemi te bejme me nje Regjim Totalitare sikur se kishim..."Xhaxhin" 2-Ju di se Jetoni edhe ne Belgjike, ne mos Gabohem ndoshta ne Gjermani.....por i Nderuar Spahiu..se paku ne Gjermni nuk Shikoj Demostrata Politike per te Rrezuar Qeverite qe dalin nga Vota e Popullit..dhe akoma KALEMXHINJTE E Gazetave jane te Kujdeshem kur shkruajne per Politikanet dhe Qeverine pa Harruar Etiken e te Sjellurit me Fines...gje qe te KAFSHET Berishjane nuk Ekziston....apo te PL-s..apo edhe te PS-s.... @@Ne Shqiperi kemi vetem Rremuja Politike, Anarki te Frymezuara nga Politikane te Korruptuar qe jane sa nga e Majta apo e Djathta..lol
Nuk jam socialiste por llogjiken te rrezojme qéverine nuk e kuptoje. Kreshnik Spahiu e mbane veten per de jale te zgjuar por llogjika te rrezojme qéverine eshte absurde pasi kjo qeveri eshte votuar nga nje milione votues si mundet tune a mendoshe , nese qéveria bene nje kunder miting me 300 mije protestues çfare ndodhe ? Kreshnik mesoje ne pushtet vjen dhe largohesh me vote. Keta rrugaçe nuk proteston per les qeverisj por per te derguar mesazhe te drejtesia .....kujdes mos n'a ndeshkoni .
Bravo Kreshnik, exelent.
Ashtu si autobuset me kokepalare te citjoneziut qe mbushen Athine e Saloniki qe i pacipi Rama te bente show...!
Qenke budalla.
Qenke shume rr k
Nuk pame mndonje njeri me raso prifti ne antimitingashet e paguart nga korofillaqia ne Selanik e Athine .apo te kishin veshur civil ty prostituta mashkull e kolonel Janulles ?!