Rruga te "Pallati me Shigjeta" e bllokuar, Klevis Balliu: Mos u mërzisni, se rruga bllokohet dhe kur ka festa apo maratona

26 Nëntor 2024, 19:21Politika TEMA
Rruga te "Pallati me Shigjeta" e bllokuar, Klevis Balliu: Mos u

Rruga te Pallati me Shigjeta vijon të jetë e bllokuar, edhe pse ka patur tentativa nga shoferët që kanë kërkuar për të kaluar rrugën por nuk janë lejuar. Në një deklaratë për A2 CNN, Klevis Balliu i bëri thirrje policisë që të merret me bandat dhe sigurinë e fëmijëve në shkolla dhe jo me qytetarët protestues.

“Protesta do të vazhdojë deri në momentin që qytetarët do ta shohin të arsyeshme ka pasur pjesëmarrje të lartë të qytetarëve. Falënderoj çdo protestues. Është shumë e vështirë të përballesh në këtë situatë ku ndodhet Shqipëria, ku ligji e kushtetuta nuk kanë rëndësi. Protesta është e drejtë kushtetuese, ne kemi njoftuar policinë.

Cila është arsyeja që ndërhyn policia? Rrugën këta e bllokojnë për ditën pa makina, për maratonën. Sheshi Nënë Tereza është aktualisht i bllokuar për një festë të Veliajt. Të bllokosh rrugën për të mbrojtur ligjin, shtetin fëmijët qenka vepër penale, kurse ta bllokosh që të vjedhë Veliaj para nuk është vepër penale.

I bëj thirrje policisë që të merret me bandat kriminale jo me qytetarët, të merren me sigurinë e jetës së fëmijëve në shkolla, të merren me hetimin e kapjen e kriminelëve që kanë mbushur rrugët e Tiranës me gjakun e të rinjve. Falë pushtetit të Ramës bandat bëjnë qejf. Nëse kaq shumë policisë do ishin në Shkodër, Lezhë, Elbasan e Durrës nuk do kishim këtë situatë me bandat”.

Ai tha se nuk ka ende një vendim nëse do t’i bashkohen protestës në pjesët e tjera të kryeqytetit.

“Ajo që garantojmë ne është mbështetja ndaj qytetarëve dhe dua t’i falënderoj shumë për këtë mbështetje. Një polici e tërë i turret qytetarëve. Aktualisht duam ta vazhdojmë këtë protestë mosbindja civile do të vazhdojë. Ka humbur jetën një 14 vjeçar dhe këtu nuk mban përgjegjësi askush”.

8 Komente

  1. D
    Doktori i shurres se Hysniut ne Paris

    flliqesirat serbo greke

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Kopili Fahriut del per te atin be menyre diskrete ahahahahahah a ju ka ardh letra per SPAK ala? ahahahahahahahaha iken kohet e lavdishme kur ulurje ne Astir nga dera furgonit ahhaahhahaaha

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        I zgjuar ky Klevis Balliu... ë? Shumë i hollë. Po mblidhi dhe ti e argëtoi, o Balliu; besoj se edhe ty do të të japin leje. Jo kështu, të pengosh lëvizjen e qytetarëve, që t'i provokosh ata; aty ku shkelet e drejta e tyre, juaja mbaron, nuk pi ujë mosbindja civile... Mos abuzoni me të, se në kurriz e kini... ata që s'ju ndjekin pas duan qetësi civile, jo luftë civile, o viç i palëpirë i Balliut të madh persekutor të dikurshëm, hajdut në "demokraci".

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yyyyyyyy

          Kapini përbythe ebfutuni këmbët e karrigeve të Kuvendit Na çan carin Kena 2 or në trafik Të qifsha fisin klevisa

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loki

            Nga gjithe te shpifurit ky eshte me i shpifuri shpifanik

            Përgjigjjuni
            1. S
              Soni

              Sa te jete ky Balliu nuk vjen ne pushtet PD dhe sikur Rama ta kaloje Enverin...

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alexsanderi i Madh i Byberavje nipi Shaban Spiunit

                Magjari i Fariut Xeni sypeshkaqeni i Saliut = === kafshe prehistorike =====

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alexsanderi i Madh i Byberavje nipi Shaban Spiunit

                  Magjari i Fariut Xeni sypeshkaqeni i Saliut = === kafshe prehistorike =====

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje