VIDEO: "O të q***** r****", momenti kur Bledjon Nallbati “lëshon” gojën ndaj efektivit të policisë

27 Nëntor 2024, 09:39Politika TEMA
VIDEO: "O të q***** r****", momenti kur Bledjon Nallbati

Protesta e opozitës pasditen e djeshme nisi me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë, ndërsa nuk mungoi dhe fjalori i pahijshëm i përdorur nga deputetët e PD-së. 

Ka qenë deputeti demokrat Bledjon Nallbati i cili i është drejtuar efektivit të policisë me një fjalor jo të përshtatshëm për një politikan i cili është zgjedhur nga shqiptarët për t’i përfaqësuar në mënyrë dinjitoze dhe qytetare në Parlamentin e Shqipërisë.

Në video, Nallbati dëgjohet teksa i thotë efektivit: “O të q**** robt! Hajde hajde se flasim”.

Pa fjalime e pankarta dhe më një numër të paktë pjesëmarrësish, për më shumë se një orë, 'mosbindja civile' siç e cilëson opozita qëndroi pa asnjë aksion, duke shfaqur tendencën për të kapur medoemos 3 orë bllokim saç kishin marrë leje në polici. 

1 Komente

  1. P
    Parti rrugaçesh

    Ky eshte députéti qe duam. Votues rrugaç qe voton nje rrugaç

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje