
Një grup deputetësh demokratë janë paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me shqyrtimin e ankimimit të deputetit Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të mëparshëm të gjykatës që njohu të ligjshëm Kuvendin e Sali Berishës në 11 dhjetor.
Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Florian Agalliu dhe deputetja Andia Ulliri i kanë kërkuar Gjykatës së Apelit të gjykojë sa më parë çështjen për përkatësinë e Partisë Demokratike.
Në një prononcim për media, Sula tha se vetëm pas vendimit përfundimtar të gjykatës mund të nisë një proces për bashkimin e demokratëve. Ai tha se shtyrja e çështjes i intereson vetëm kryeministrit Edi Rama dhe “dy-tre personave të tjerë”.
“Nuk ka ende një datë për shqyrtimin e ankimimit. Në një kompromis ka gjithmonë për të diskutuar, por përderisa çështja ka mbërritur në dyert e gjykatës, është më mirë ta shqyrtojë gjykata. Ne jemi me qëndrimin që gjithë kjo punë do të marrë fund. Dhe pastaj do të thosha do të kishim një bashkim real dhe të dimë ku qëndron e drejta, sepse do t’i nënshtrohemi vendimit të gjykatës.
Kjo është një pikënisje, një rrugë për bashkimin e demokratëve. Kjo është e padiskutueshme që është në interesin e Edi Ramës, por dy-tre persona kanë interesa të caktuara që arriti PD-ja në këtë pikë.
Nuk është faji as i zotit Agalliu, Korreshi, zonjës Ulliri, ne jemi demokratë dhe do të vdesim të tillë. Nuk kemi ende një datë për shqyrtimin, kemi kërkuar përshpejtimin e gjykimit.
Na intereson vendimi, gjykimi përfundimtar i formës së prerë, për të bërë të mundur një pikënisje të përbashkët demokrate”, deklaroi deputeti Sula.
Po kujt i plasi trapi se nuk mereni vesh me njeri tjetrin ju mer kok sqepar.
Eshte edhe ne interes te gjithe shqiptareve qe mos te kene ne opozite nje parti qe ka vetem manipulator qe edhe zgjedhjet e frpd brenda per brenda i manipulon.
partia juaj i takon diktatorit sali berisha kete e dime te gjithe
ndajeni se kush e ka mos u zini , se e saliut do dali e ka me tapi ai
ato te pd kan lujt mendsh komplet
Po mo po per kto flisni ju ec mer rregulloni gjonat e juja
Kshu do zvarriteni ju cdo dit e me shum po h
O RRusho kur ka ndeshje Peqini ,merr nje kallash e dil aty bej tifozllek.Ju jeni nje tufe halabakesh,injorantesh e legenesh qe ju hengshin qente ju hengshin
asnje gje nuk fiton ps nga kjo levizje
ligji te veproje dhe ta zhduk saliun nga aty
Ca opozite kemi akoma sdine kujte eshte pd e jo me te marrin pushtetin keto
Ikni more flini gjume ose rrifni saliun se vec ashtu ja merrni atij nongrades partin ju ndersa rames ti vini anash ju
Këta janë FRAKSIONI i BUTAKËVE , këta nuk dinë ku t’ë reshtohen dhe venë e ankohen në gjykatë , a thua gjykata do meret dhe me ndarjen e “PASURISË” të SHQUP-it .