Data e zgjedhjeve, Begaj mbledh sot kryetarët e Grupeve Parlamentare

4 Tetor 2022, 11:05Politika TEMA

Data e zgjedhjeve, Begaj mbledh sot kryetarët e Grupeve Parlamentare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pritet që të mbledhë krerët e grupeve parlamentare në Presidencë për të vendosur datën e zgjedhjeve vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Takimi pritet në orën 13:00 me Begajn të takohet grupi “Aleanca për Ndryshim” që drejtohet nga Fatmir Mediu. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, do takohet me kreun e shtetit të enjten në orën 9:00.

Zyrtarisht në parlament ka 4 grupe parlamentare, ai i PS që udhëhiqet nga Taulant Balla; ai i PD-së që udhëhiqet nga Enkelejd Alibeaj; “Aleanca për Ndryshim” nga Fatmir Mediu dhe grupi “Demokraci dhe Integrim” që udhëhiqet nga Mesila Doda.


Ndërkohë kujtojmë që ditën e djeshme kreu i shtetit u takua me Kryeministrin Edi Rama. Megjithatë nuk ka pasur një reagim zyrtar nëse mes dy liderëve ka pasur një diskutim në lidhje me datën për zgjedhjet.

 

Lini një Përgjigje