
Gjithë verën, PD e Sali Berishës e pompoi publikun me idenë se në shtator do të bënin naming me protesta për rrëzimin e Ramës.
Por shtatori iku pa asnjë protestë.
Numri dy i PD-së së Berishës, Flamur Noka, tani thotë se kryesore për ta është forcimi i partisë, pasi kanë kuptuar se nuk kanë shumë ndjekës.
“Agjenda e opozitës për këtë vjeshtë është më se e qartë: fuqizim dhe energjizim i strukturave të PD, përgatitja për primaret si risi madhore në politikën shqiptare dhe përgatitja për përballjen, ku do të ketë protesta, greva.
Fuqizimi i strukturave prevalon mbi të gjitha. Primaret dhe protestat, ku përfshihen grevat, janë pika e dytë e aksionit, që do të thotë se do të jenë paralel me njëra- tjetrën, pa ndikuar tek njëra-tjetra"-u shpreh Noka në RTSH.
Përgjatë këtyre 31 viteve, qeveritë nuk janë rrëzuar asnjëherë me protesta, por Noka thotë se PD është e vendosur të bëjë gjithçka për të çliruar votën e lirë nga ai që e quan regjimi i Edi Ramës.
“Kjo është qeveria më armiqësore ndaj shqiptarëve. Kemi të bëjmë me një regjim që ka kapur ekzekutivin, legjislativin, bën presion dhe kontrollon mediat, ka kapur edhe drejtësinë, që është shndërruar degë e ekzekutivit, ka kapur presidentin. Është një qeveri që po shpopullon këtë vend dhe po e varfëron. Me një regjim zgjidhja është përballja me të gjitha format e ligjshme."- thotë Noka.
I pyetur nëse çadra si në 2017-ën është një opsion, sekretari i Përgjithshëm i PD ishte krejt i qartë.
“Çadra tregoi se është një formë që dështoi. Nuk futet Sali Berisha dhe PD në çadër”- theksoi Flamur Noka.
ehe per tja dal keni me e ngrejt ate parti te deshtuar ju
Partia juaj eshte e mbaruar fare, ska nevoje per ngritje
Zot na fal ! Sa te mire jane por shume budallenj. E duan Shqiperine si fshatin qe kane braktisur.
O muli po ca do ngresh ti po shkoi nga mbrapa saliu se mos fito nai gjo.
O mul per zotin ta kam dhane voten kur ishin zgjedhjet po i kam ta pishmanitnsi qeni se per asigjo sje pervec se per te ngroh karrigen tende ne parlament , numri 14 ke qene.
Duhen dhe nja 100 vite der athere tjena gjall na beni naj zile po ashtu
Kyy poo kyy tgjitha do i bej shifni griden se ju ka ikur me salianin pastaj beni protesta
Do forcojm partine dhe pastaj do follojne protestat!!! Per tu forcuar ne shekullin tjeter dhe ne presim te vini ju ne pushtet qe te vjedhim ndonje gje se ngelem 9 vjet pa kokerr leku.
Bjerini me shkurt o Muli hunderri dhe mos e lodhni koken shkoni pas qerres se neonazistit Aleksander Biberaj qe beri thirrje para disa ditesh per lufte civile per te ardhur me dhune ne pushtet se e keni te kapme. O hunderr ju me daljen nga parlamenti dhe djeg'jen e mandateve, me pordhestat rrugore me molotov ne dore ,ju para shqiptareve keni humbur shansin per te ardhur ne pushtet te pakten deri ne 2036 kur te ringrihet nga e para pdja se particka e spiunit Agush askush kokeducja e leshelise e ka marre rrugen e mutit .
Hahaha ku forcohet partia juj mo ka marr fund
E veshtir tbohet kjo se ju spo merreni vesh mes njeri tjetrit
si do e forconi ju konsumoheni nga dita ne dite
premtuat shume protesta por ngelet me kryet poshte
Ju e keni filluar greven ne parti per vite me rradhe asnjeri nga ju nuk ha pyke hahahahaha
Ju skeni parti fare e jo me ta forconi ate
Eshte turpe per ju si parti me kete kryetare qe keni