Financimet ruse për PD, Taulant Balla: Nuk ka burrë nënë që nuk e di se është brenda Saliu

3 Tetor 2022, 20:20Politika TEMA

Financimet ruse për PD, Taulant Balla: Nuk ka burrë nënë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në foltoren e Parlamentit është ndalur tek çështja e financimit të PD-së me para ruse në zgjedhjet e vitit 2017.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Parlamentit, Balla është shprehur se “përfshirja e Rusisë ndaj një force politike apo ndaj mediave të caktuara është një shqetësim që Kuvendin e Shqipërisë duhet ta shqetësojë” teksa ka shtuar se duhen ndërtuar sa më parë të gjithë mekanizmat mbrojtës.  

Taulant Balla: Është një shqetësim që na ka ardhur nga aleati ynë, i ka ardhur një shqetësim nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim që lidhet me një lajm që u bë publik e ka të bëjë me ndërhyrjen e aktorëve të huaj, Rusisë në jetën e demokracisë në vend. Përfshirja e Rusisë ndaj një force politike apo ndaj mediave të caktuara është një shqetësim që Kuvendin e Shqipërisë duhet ta shqetësojë dhe së dyti të ndërtojmë sa më parë të gjithë mekanizmat mbrojtës.  

Taulant Balla është kthyer pas në kohë kur e ka denoncuar financimin me para ruse, teksa ka shtuar se Rusia po godet demokracitë e vendeve duke përdorur lloje të ndryshme metodash dhe një prej tyre ka theksuar Balla është dhe duke blerë një parti politike.

Taulant Balla: Kur unë e kam ngritur këtë çështje, ai që ke mbi krye ka dalë këtu dhe ka thënë se unë gënjej. E vërteta është që unë nuk po merrem me rastin, ajo që ju keni ngritur një komision auditimi s’ka të bëjë fare është “merre me lëng se mishi ka mbaruar”. Jemi në kushtet kur në Malin e Zi prokuroria dhe policia arrestojnë persona për spiunazh për interes të Rusisë. 

Nëse Kievi u godit me raketa, Rusia po godet demokracitë në vend  të tjera me metoda të tjera. Ky sulm i  Rusisë ndaj demokracisë, në vendet e tjera është me metoda të tjera. Mund ta dëmtosh demokracinë duke blerë një parti politike. Nuk ka qenë aspak e rastësisht se teksa ju protestonit, Rusia Sot transmetonte live protestën tënde, thua se kishte interes të madh.

Duhet të kuptojmë që lufta është dicka që nuk i shmangemi dot, një pjesë e pasojave të luftës . I pari që ka përgjegjësinë është Kuvendi i Shqipërisë i cili duhet të analizojë të gjithë informacionin që ka ardhur për këtë çështje. Besoj që edhe organet e tjera të specilaizuara duhet të kenë informacione të tjera se nuk na mjafton komisioni i auditimit në PD për të larë duart se nuk ka burrë nënë që nuk e di se është brenda Saliu.

Lini një Përgjigje