FOTOT/ "Shpërthen" kandidatja për kreun e FRPD: Kjo nuk është PD-ja që ne duam

3 Tetor 2022, 19:42Politika TEMA

FOTOT/ "Shpërthen" kandidatja për kreun e FRPD: Kjo nuk

Barbara Doda, një prej kandidateve për kreu e FRPD-së, ka denoncuar procesin e votimit në zgjedhjet që u mbajtën dy ditë më parë. Teksa ka falënderuar çdo të rinj në takimet e zhvilluara në bazë, Doda shkruan procesi i votimit nuk plotësoi as kërkesat minimale, pasi u shoqërua me parregullsi të shumta në listat e anëtareve, si edhe fryrjen e numrit të votave.

Doda shkruan se ishte një garë e padrejtë dhe në momentin që e kupton, kërkoi për zgjidhje në çdo derë të PD-së, por nuk e gjeti atë.

Deklarata e plotë:

Dua t’ju falenderoj nga zemra të gjithëve ju që më keni mbështetur gjatë këtyre javëve. Kam pasur mundësinë të njoh nga afër shumë prej jush dhe jam më e bindur se kurrë se rinia në Shqipëri meriton shumë më shumë se çfarë i ofrohet deri më sot. I kam parë nga afër talentet tuaja dhe u jam mirënjohëse për kohën që më keni dedikuar jo thjesht mua, por këtij procesi për të cilin aq shumë kishte nevojë Forumi. Sot jam më e bindur se kurrë se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë e ndritur nëse ajo u takon ju.

 Besoj fort se çdo ide dhe fjalë që kam ndarë me ju gjatë fushatës duhet të jetë rruga e duhur për Forumin dhe për PD-në. Nëse Forumi nuk ndryshon, nëse ai nuk reflekton më të mirën e asaj që ka ky vend, nuk do të ndryshojë as PD, e nuk do të ndryshojë as vetë Shqipëria. Fatkeqësisht sot nuk besoj se shumë prej këtyre pritshmërive u plotësuan. 

Përtej rezultatit final, i cili mund të kishte qene i ngjashëm edhe me një garë model, shumë prej parimeve dhe standardeve të cilave u besova deri në fund, qoftë edhe naivisht, nuk u plotësuan. Gara për Forumin nuk plotësoi as kërkesat minimale për të qenë e tillë, sidomos ditën e votimit ku parregullsitë me listat e anëtarëve dhe numrin e votave janë të shumta.

Por përtej kësaj, e kishim kuptuar pothuajse të gjithë lojën që po luanim, një lojë e padrejtë dhe e pandershme, pa rregulla dhe standarte. Dua t’ju them që në moment që e kuptova, refuzova tërësisht të bëhesha palë e një proçesi që do dëmtonte strukturat dhe degët e FRPD-së. Tërhoqa 0 formularë për anëtarësime dhe nuk dërgova asnjë person në grupet e punës, që për mua ishin tërësisht të njëanshme. 

Për këtë gjë më besoni që së bashku me kandidatët e tjerë kemi trokituar në çdo derë të PD-së dhe nuk na u dha zgjidhje. Na kanë pyetur shpesh nëpër degët e FRPD-së, përse rrinim në garë, përse bëheshim pjesë e një proçesi të tillë. Por le te dihet sot, se ka të rinj në PD që do i dalin për zot, ka të rinj në PD që s’kanë frikë nga e vërteta, ka të rinj në PD që duan vërtetë ta ndryshojnë e ta bëjnë fituese atë, pavarësisht kostove.

Por që të ndryshojë, Partia Demokratike ka nevojë për standarde të reja. Ka nevojë për garë të vërtetë ku listat, komisionerët, numëruesit janë ta garantuar me kohë. Ka nevojë të plotësojë ato standarde që me të drejtë i kërkojmë Edi Ramës sa here dalim në zgjedhje përballë tij. E ardhmja e afërt na detyron të kemi zgjedhje të reja brenda nesh. Le të jetë gara e Forumit një mësim se si NUK duhet bërë ky proces.

Primaret e ardhme të PD duhet të jenë një garë model jo vetëm për të rivendosur besimin e thyer në procesin e zgjedhjeve por edhe për të tërhequr pas nesh elitën e shoqërisë. Unë sot jam e sigurtë që ka plot njerëz që i kanë sytë dhe shpresat e tyre nga Partia Demokratike. Por e di po aq mire se koha kalon shpejt dhe mundësitë për të bindur këtë pjesë të shoqërisë po zvogëlohen.

Qoftë gara e Forumit një kapitull i fundit në historinë e Partisë sonë. Faleminderit dhe njëherë anëtarëve të Forumit dhe Partisë. Kjo është shtëpia jonë, dhe të ardhmen e saj duhet ta përcaktojmë ne!

24 Komente

  1. A
    Albina

    Femër inteligjente, e zgjuar, e bukur dhe me PD-në ...?....................................................... Po a nuk e dëgjove atë blogeren , Erjonën që mer pjesë tek emisioni i Manushit......... Jam nga Kukësi, tha : - I kam qejf veriorët se janë budallenj, analfabetë dhe nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë........................... Po çdo me njerëzit që vazhdojnë të dalin nga shpella moj vajzë.....?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Albina hahahaha me meke fare o sa kam qesh me komentin tend hahahahah

      Përgjigjjuni
      1. A
        Al. Bu.bina

        Albina me vjen keq qe te paska.perdhunu ndonje verior... po mos u merzit se edhe "budallejt" te perdhunojne ndonjehere.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tropojani

        Je goce e re dy pare mend ne koke duhet te kishe ,perse vsjte te ajo parti kriminale ? historine e ssj e ke degjuar kryetarin vrases e ke degjuar ,kryetarin Non Grata e ke degjuar ,cfare dreqin shkove atje ,apo edhe ti po ne ate grup hyne

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agron

          Po kur thone Pd asset kombetare

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agron

            Po kur thone Pd asset kombetare

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agron

              Po kur thone Pd asset kombetare

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agron

                Po kur thone Pd asset kombetare

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agron

                  Po kur thone Pd asset kombetare

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agron

                    Po kur thone Pd asset kombetare

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Agron

                      Po kur thone Pd asset kombetare

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Agron

                        Po kur thone Pd aset kombetare

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sok. Shpëtim Karaudhi

                          Ne në PD nuk kemi ndryshuar për 32 vjetë dhe do ndryshojmë tani ? Sa të kemi Dr. Saliun ne gjithmon këto do bëjmë.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vili vili kokodani

                            Barabara Thuaj ma mirë je me dy bytha hahaha Moj gjej sebepe por ndaje mendjen ku je ?!

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              XhaJaho

                              Meqenese e ke kuptuar, por me shume vonese, se kjo Parti qe Ju konkuruat nuk eshte Parti por eshte nje Hale ku qelben te gjithe ata qe e rrethojne, nuk te takon ta shajsh, e mira eshte te ulesh koken dhe te largohesh nga politika se njerez si puna e juaj jane te deshtuar

                              Përgjigjjuni
                              1. t
                                tiranas

                                Pirth mi goc pirth,sa te jete gerdalla plake keshtu keni per tu zvarritur

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  FCB

                                  Lulistja vogel.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    albini

                                    me qarte duhet te kishe folur. Jo anes e anes. Sa te jete aty berisha gjithcka drejtohet me menyra aspak demokratike. Gjithcka ka qene e parashikuar. Demi kaper nga briret. Largoni Berishen te kete hajer aty, ndryshe do te vrisnin njeri-tjetrin nen masken e demokracise.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sulo

                                      Ja dhe dy partizanet e rilindjes duke dhene keshilla. Sa per kandidaten, zogu Ky vend eshte nje hale e madhe si aty ku do te zgjidhesh ti, dhe aty ku jane keto sufllaqexhinjte e komenteve…… Prandaj ikin njerezit me vrap ketu pasi “shpresa” ka merguar

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Martin

                                        O bukuroshe Barbara Doda, nuk ke ansnje shans me Sali Mortjen se i ka konsumuar vjershat e Eseninit me Grida Dumen; shiko merru me mdeling.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Saluku

                                          Gjynah qenka dhe e mire dreqi ! Po çdo andej ti moj vajze ? Ke sy a veshe ti ? Shyqyr qe s'ta dhane FRPD-ne, se te shpetuan pa dashje nga diskretitimi,,, O te qift sal birisha

                                          Përgjigjjuni
                                          1. k
                                            konsulenti

                                            Shko te Rama. Barbare, aty ke tere mencurine, dijetaret, inteligjencen...e Lenka Cukot e reja!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. ¿?

                                              "konsulenti"! Lenka Çuko i perket muzeut si nje deshmi e shemtuar e nje kohe qe shpresa ishte e madhe, por autoret e vrasjes se shpreses, si ne ate kohe edhe sot, fosilet e mumifikuara si Sali Ram Berisha i ke edhe sot, bile i ke "promotore" per te thelluar te keqen, shemtine, brutalitetin, vrasjet pas fteses per gjah, hilete, paburrerine etj etj.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. A
                                              A.martinaj

                                              Akoma me shprese se do te fusni garen ne PD.? Po si ka mundesi qe dyshoni ndaj kujtdo e nuk dyshoni per ate qe eshte kudo ne krye te mashtrimit,manipulimit dhe uzurpimit te c'do strukture..

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje