Sulmet kibernetike, Ngjela: Rama ka prova të forta se është Irani ndaj mori masa ekstreme, të dhënat e publikuara nuk janë sekrete shtetërore

3 Tetor 2022, 17:39Politika TEMA

Sulmet kibernetike, Ngjela: Rama ka prova të forta se është Irani

AVokati Spartak Ngjela ka folur për sulmet kibernetike dhe të dhënat e hakerimit që po publikohen dita ditës.

Ngjela deklaroi në Faxnews se të dhënat e publikuara nuk përbëjnë ndonjë sekret shtetëror dhe shtoi se Rama ka prova të forta që sulmi është bërë nga Irani.

Spartak Ngjela: Fakti që Irani merret me këto gjera i nxjerr në gënjeshtër ata që kanë akuzuar si vend të radikalizmit islamik, e kemi në favor. Asnjë gjë nuk na bëjnë.

Partneri yne i madh ka thënë se vjen nga Irani, ata dinë gjithcka, cdo gjë që lëviz në glob ato e dinë dhe Rama mori masa ekstreme. Po të mos kishte Rama prova të sakta të ardhuira nga shtet serioz, nuk e bënte. Ai ka prova të forta.

Si ndikojnë të dhënat në shoqëri?

Spartak Ngjela: Nuk janë sekrete, në sekrete shteterore nuk kanë hyrë. Sekrete janë komunikimet e kryeministrit me Amerikën, me forca të mëdha të perëndimit, Gjermaninë, Anglinë, deri tani nuk kanë ndërhyrë. Nuk janë gjëra sekrete të mëdha shtetërore.

Lini një Përgjigje