PROPOZIMI: PD kërkon që 33 fshatra, t'i kthejë në Bashki

3 Tetor 2022, 11:47Politika TEMA

PROPOZIMI: PD kërkon që 33 fshatra, t'i kthejë në

Janë publikuar zonat ku Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon që të shtohen bashkitë.

Në një raport të dorëzuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Grupi Parlamentar i PD-së ka nxjerrë raportin final duke propozuar rritjen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 94, pra 33 bashki me shumë.

Me konkretisht ne qarkun Berat propozohet krijimi i bashkive te reja, Shpirag dhe Otllak.

Ne qarkun Dibër propozohet krijimi i bashkive Maqellare, Shupenze, Lure dhe Kastriot ndërsa në qarkun Durrës duhet të shtohen bashkitë Sukth dhe Fushë-Krujë.

Grupi Parlamentar i PD-së propozon krijimin e disa bashkive të reja edhe në qarkun Elbasan, konkretisht bashkia Shpat, Bradashesh dhe Lunik.

Edhe në qarkun e Fierit kërkohet shtimi i bashkive të reja Levan, Fratar, Dushk dhe Ardenice.

Në qarkun e Korcës, propozohet shtimi i bashkive te reja Voskopoje, Leskovik, Drenove, Pojan dhe Starove.

Në qarkun Kukës kërkohet shtimi i bashkive Bicaj dhe Shishtavec ndërsa në qarkun e Lezhës, propozohet shtimi i bashkive Zadrime, Milot, Bregu i Matit dhe Orosh.

Ndryshime janë kërkuar edhe për qarkun Tiranë, ku është kërkuar shtimi i bashkive Farkë, Kashar dhe Dajt.

Për qarkun e Vlorës, grupi parlamentar i PD ka kërkuar shtimin e bashkive Kotë, Orikum, Novesele dhe Ksamil.

Po ashtu Alibeaj ka propozuar sa i takon nivelit të dyte të qeverisjes, kalimin nga 12 qarqe në 6 rajone.

Rithemelimi i Berishës, nga krahu tjetër kërkon 95 bashki dhe 5 rajone.

13 Komente

  1. H
    Himarioti

    Ky Aliu i Beut apo Allibeaj, si e ka ky, është po aq i rrezikshëm sa dhe Sali Berisha. Eshtë gjak fashisti.

    1. M
      Mal Cori

      Po c,a jane keto bashki me 700 banore ?............ Jane ne vete keta te PD -se...... ?

      1. m
        mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

        duan te marrin ndonje cope se sfitojne dot me kete sistem.... per mua duhet ndryshuar sistemi elektoral me deputet ne cdo zone balle per balle keshtu individin e zgjedh populli dhe jo partia , sic ka qene me perpara, por me kushtin qe kandidatet te futen ne filter me te forte dekriminalizimi dhe despiunizimi

        1. X
          Xen Gërdeci.

          Astiri bashki më vete,krietar bashkie Klevis Faro Balliu që të prishi unazën si salehu zogun e zi,,, përpara shqup për të bërë Shqipërinë Bathore e Tiranën shurrtore,këta jo vetëm kanë rrjedhur por kanë pjerdhur,kësaj i thonë do t'a qani dhe ju pd-në apo t'i bëjë m.. edhe salehu me Ali Begun.

          1. F
            Fatmiri

            Alibeu nuk e di ne cilin shekull jeton.Me sherbimet online ,dhe braktisjen e vatanit nga shqiptaret ,eshte e domisfoshme te pergjysmohen shpenzimet per administratat lokale.

            1. T
              Thjesht , ndarje politike .

              Drenova në Korçë apo Starova në Pogradec , nuk janë më larg se 2 km nga qytetet përkatës .

              1. m
                mirel

                Shqupisat ndyresira jane shume tinzar, duan te bejne bashki cdo fshat qe voton PeDe-rat dhe ne fundte thone qe fituam gjysmat e bashkive...qe po ti mbledhesh bashke behen sa nje lagje e Durresit.

                1. a
                  asd

                  Sistemi aktual eshte me i mire. Sa me shume komuna aq me shume abuzime me vendet e punes por edhe me fondet publike. Godinat e komunave jane bere historikisht sheshe betejash per militantet e fshatit ne kohe zgjedhjesh, shpeshhere edhe me arme ne dore. Rremuja eshte interesi i vertete i PD.

                  1. u
                    uskania

                    Mendoj se bashkitë duhen pakësuar edhe më shumë.Duhet të jenë si dikur komitetet egzekutive afërsisht si numër.Vora dhe Kamza duhet të jenë në bashkinë Tiranë.Kështu kemi dhe shumë bashki të tjera, të krijuara kotmëkot.

                    1. B
                      Bardi

                      Nje vend ku ska pune per Bashkite qe jane duhen dhe 31 te tjera.Te lumet ne sa mendojn per popullin keta politiqen qe duhet te qerohen nga politika se mendjen e kane si te zhvasin sa me shume per vehte.Vendi me varfer ne Europe me paga e pensioone per tu misheruar keta duan akoma te paguhen miqte e tyyre.Si sflasin kurre per shkurtime ne institucione qe jane baras me 4 fishin e sistemit te kaluar ,ku punonjesit e institucioneve i gjen ter diten ne kafene, keta idiot duan ti shtojn me tej harxhimet e buxhetit.HAJDE DHE JEPU VOTEN KETYRE IDIOTEVE PER TE ZEZEN E POPULLIT..

                      1. J
                        Jugu

                        Ore jeni ne mendje. Duhen krijuar ato bashki qe te qendrojne njerezit ne ato fshatra dhe te ken nje fare perfaqesimi dhe te kene sherbime afer, se po ngrihen nga fshatrat e largeta te Mallakastres dhe ju duhen leke dhe dite e tere te shkojne ne Fier apo Ballsh per nje dokument.

                        1. u
                          un propozoj qe edhe Shpellat te bejn Bashki

                          sa ma shume Bashki aq mo shume tufa e llojshmeri bagetie .aq ma shum qumesh e lesh dhie

                          1. n
                            n

                            ore keni mend apo beni shaka fshatrat po thahen ju thoni do i bejme bashki hajde mendje fifi.

                            Lini një Përgjigje