Kërcënim nga Irani: Kemi dron që mund të godasë kampin e MEK!

2 Tetor 2022, 20:06Politika TEMA

Kërcënim nga Irani: Kemi dron që mund të godasë kampin

Retorika kërcënuese e Iranit ndaj Shqipërisë, shpallur si një vend armik për regjimin e Teheranit, nuk ndalet.

“Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”! Ky është titulli portalit Iranian “Front Page” (Faqja e parë), ku citohet një shkrim i një gazete qeveritare iraniane.

Portali iranian shkuan se, sipas gazetës shtetërore të Teheranit, ky vend ka në dispozicion dronë të armatosur “UAV” të cilët nuk kapen nga radarët dhe me mundësi goditje të bazës së opozitës iraniane në Shqipëri.

“Dronët iranianë dhe sistemet e raketave nuk janë të limituara në aspektin gjeografik për sa i përket vendeve fqinje. Irani ka në dispozicion kapacitete,  posaçërisht dronë të cilët me lehtësi mund të sulmojnë bazën e MEK në Tiranë”. Irani ka dronë luftarak të cilët mund të udhëtojnë përtej distancës Iran-Shqipëri e shënjestruar objektivat e sulmit.

Gazeta qeveritare e Iranit duke cituar Ministrinë e Inteligjencës thotë se opozita MEK e strehuar në Shqipëri,  ka rrolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të  Iranit.

“Irani i jep të drejtën vetes që përballë veprimeve të MEK, të shënjestrojë bazën e tyre”.

Në artikull, edhe njëherë tjetër shfaqet retorika kërcënuese e Iranit ndaj vendit tonë, me të vetmin shkak, strehimin e rreth 3.000 anëtarëve të opozitës iraniane në vitin 2016.

Duke përdorur shantazhin politik për këtë veprim të qeverisë Rama, Irani prej 15 korrikut e në vazhdim, u përfshi në sulme të paprecedentë kibernetike ndaj sistemeve qeveritare shqiptare të shërbimeve on line.

Përballë një situate ekstreme nga këto sulme, qeveria shqiptare iu përgjigj me një masë po aq ekstreme, duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, fillim muajin shtator.

5 Komente

  1. H
    Hazbiu

    Po pse MEK? Me mire gjirin e Lalzit dhe Surrelin. Shpetojme njehere e mire nga qelbesirat e kombit.

    1. i
      irani prapa diellit

      pirdh pirdh.iran muti do te godase nje vend te nato-s e tja hedh pa lagur.muhabet kafenesh.

      1. H
        Haaaa na kenaqen lepurushat e iranit

        Haaaaa po l'article 5 te OTAN apo NATO e dine keta kastraveca deti me ata drone qe e kane vitesse 60 km ne ore qe duan 6 dite te mbrijne ne Shqiperi do godasin keta bythe zinje .

        1. B
          Buda

          Ne te vertete, Deparamenti i Shtetit duhet t'i terheqe mixhahedinet iraniane ne ShBA.

          1. A
            Askushi

            Ti po je burr godit parlamentit dhe foltoren e sali gerdecit dhe te bibilush metes me moniqen ateher na bon nder te gjitheve se lahen halet.

            Lini një Përgjigje