Rama: Subvencionim 70% nga qeveria për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore

2 Tetor 2022, 14:47Politika TEMA

Rama: Subvencionim 70% nga qeveria për çdo familje që do

Për të gjithë komsumatorët familjarë që dëshirojnë të vendosin panele diellore për ngrohjen e ujit dhe të përfitojnë subvencionim nga qeveria, është hapur thirrja e parë.

Kryeministri Edi Rama thotë se ky është programi i ri i qeverisë që do të subvencionojë 70% të financimit.


Panelet diellore për ngrohjen e ujit për abonentët familjarë do të ndikojnë pozitivisht në uljen e konsumit të energjisë elektrike.

“Çelet thirrja e parë për programin e ri të qeverisë për subvencionim me 70% të financimit, për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore për ngrohjen e ujit. Kështu kursehen 20% nga fatura juaj mujore e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes AEE do të menaxhojë këtë proces”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kriteret për Aplikim për subjektet e tregtimit:

1) Subjekti (person fizik ose juridik) të jetë në status aktiv dhe i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit në fuqi, dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e financimit.

2) Të vërtetojë se nuk ka detyrime ndaj organeve tatimore.

3) Të jetë furnitor i dorës së parë ose distributor.

4) Dokumente që vërtetojnë se produkti plotëson standartet Europiane dhe çertifikimin CEN Solar Keymark që garanton cilësi të lartë të produktit, siguri në përdorim, jetëgjatësi dhe rendiment të lartë si dhe karakteristikat teknike të mëposhtme:

Karakteristikat teknike të depozitës së ujit.

§ Depozite uji material çelik-inoks – INOX 316L HiMo.

§ Termoizolimi i depozitës së ujit (polyurethane 70mm, 35-40Kg/m3).

§ Veshja e jashtme e depozitës së ujit 304BA çelik-inoks.

§ I gjithë sistemi të jetë me rezistence të lartë ndaj ndryshkjes.

§ Sistemi të jetë i përshtatshëm si për montim në çati ose tarracë.

§ Depozita e ujit te kete kapacitet 200 litra.

Karakteristikat teknike të pasqyrave:

§ Kornizë alumini të anodizuar.

§ Sipërfaqja e pasqyrës me veshje blu e bërë nga fletë alumini 0.5mm të trasha, të salduara me teknologji lazer.

§ Tubat e brëndshëm të jenë tërësisht prej bakri.

§ Izolim me tekstil me lesh xhami me trashësi 50 mm në anën e pasme dhe lesh guri 20 mm të trashë në konturet anësore.

§ Koeficienti i përthithjes α ≥ 0,95 ± 0,02

§ Emisiviteti sipërfaqësor (humbjet e rrezatimit sipërfaqësor) ε ≤ 0,05 ± 0,02.

5) Garancia e panelit diellor për ujë të ngrohtë dhe depozitës së ujit dhe materialeve përbërëse, te jetë jo më pak se 5 vite për depozitën e ujit dhe jo më pak se 7 vite për panelin diellor.

6) Skeda teknike e panelit diellor dhe impjantit konform kritereve teknike të kërkuara.

7) Preventivin/ofertën për impjantin duke përfshirë dhe kostot e transportit e instalimit, e cila nuk duhet të tejkalojë vlerën 140,000 Lek (pa TVSH). Oferta financiare do të jetë detyruese dhe ofertuesi nuk mund të lëshojë faturë me çmim të ndryshëm nga oferta e paraqitur.

8) Të deklarojë sasitë e paneleve diellore që mund të furnizojë për klientët familjarë.

9) Të deklarojë qytetet ku mund të ofrojë shërbimin.

10) Të pranojë kryerjen e shërbimit kundrejt konsumatorëve familjarë nga shitja deri tek kolaudimi i panelit diellor për ngrohjen e ujit brenda datës 30 Janar 2023.

11) Të angazhohet se pranon vetëm 30% të financimit nga abonentet familjarë dhe 70% të investimit nga Agjencia për Eficencën e Energjisë pas instalimit të panelit diellor.

12) Formular Vetëdeklarimi sipas Shtojcës 1.

44 Komente

  1. A
    Avokati

    Me falni, po nuk ishte per familjaret? ????

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noteri

      Jane kushtet per subjektet tregetare qe do ti tregetojne avokat. Si fillimsubvencionimi do te jete per 2000 qytetare ???????????????? Po pastaj ?

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vito i Orneles se Varuzhanit

      Kryeminister LEGEN, qe te aplikosh per kete formule duhet te kesh uje 24 ore, pra automatikisht 80 % e shqiptareve jane te perjashtuar nga skema. Ndaj eshte e kuptueshme qe eshte skeme selektive dhe per te bere ate qe dini te beni me mire: TE VIDHNI !

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        Mos e beni se do pendoheni.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Besnik

          Nje vendim shume i mire sepse pervecse ndihmon familjwt krijon keshtu nje mundesi per kursim te energjis elektrike

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dritan

            Nje formule e mire kjo qe ndihmon shume familje. Jan marr masa te mira prandaj mendoj se krizen energjitike do e kalojm me lehtesisht

            Përgjigjjuni
            1. R
              Reda

              Gjithmone Rama vjen me ide dhe gjithmone gati per ta ndihmuar popullin

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lani

                Kjo gje do ti ndihmoje shume familjet dhe sa mire qe qeveria mendon per popullin

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Klea

                  Nje ide maft efikase kjo e paneleve sidomos ne kte situat te veshtir qe ndodhemi

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dori

                    Sa mir sepse 70% eshte nje ndihmes mjaft e madhe per kedo qe i vendos dhe per kursim gjithashtu

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Ylli

                      Fantastik fakti qe po realizohen te tilla projekte

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilmi

                        Jo vetem paketat e rezistences sociale por dhe keto lloj mbeshtetjesh jan plot efektive ler te gjith ne

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Stefan

                          Eshte ndime shume e madhe per ata qe kane uje 24 ore / dite. Leverdija eshte e madhe.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Papi

                            Edhe thoni juve pastaj qe rama sben asgje merrni pra shembull ju qe ngelet tu komentu vetem shani punet e tij

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Ylber

                              Nisma me te vertet te mira qe do te na lehtesoj dhe ta perballojme me kollaj kete krize ku neve jemi

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rea

                                Nje ide shume e mire qe te perballojme krizen dhe te ulim konsumin e energjise elektrike

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dani

                                  Po na jepni nje mbeshtetje dhe ndihme te madhe se 70% si thone pak

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Redi

                                    Kjo nisme nxit kursimin e energjise ne cdo familje qe aplikohet

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Herdi

                                      Ide inovatore e cila u sherben mire atyre qe duan te kursejne para cdo muaj

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Q
                                        Qamil

                                        Nje nga ndihmat m t mira per popullin

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Egi

                                          Vetem keshtu do e kalojme mese miri krizen energjitike

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sergej

                                            Cdo familje ka per t aplikuar me shume mundesi sepse eshte nje zgjidhje shume e mire

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Alda

                                              Ide super e mir vetem keshtu do te hsrxhojme me pak energji ne kete koh krize

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Y
                                                Yllka

                                                Goxha ide e mir, bravo qeveria qe mendon si ta kalojme sa me mir kete kriz energjitike

                                                Përgjigjjuni
                                                1. H
                                                  Henri

                                                  Ndihmese mjaft e madhe per te gjithe shqiptaret,ju falenderojme per keto mbeshtetje qe na jepni e sidomos ne kete kohe

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kleo

                                                    Projekte te tilla ne mbeshtetje te qytetareve po behen shume shpesh ,e vetmja qeveri qe na ndihmon ne cdo situate te veshtire qe ndodhemi

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. J
                                                      Joni

                                                      Nje lajm shume i mire per te gjithe ne

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. G
                                                        Geni

                                                        Qeveria gjithmone na ka ndihmuar

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. J
                                                          Joni

                                                          Nje gje shume e mire qe do i ndihmoj te gjithe qytetaret ta perballojne krizen sa me lehte

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Marjo

                                                            Mbeshtetja e duhur nga ana e qeverise per ta perballuar kete krize ne menyren me te lehte te mundshme

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. J
                                                              Jonida

                                                              Tani qe jemi ne periudhe te veshtire kto projekte jan me te vertete lehtesuese

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. F
                                                                Flavia

                                                                Gjithmone vijne me projekte kaq te miremenduar per te na sjelle ndopak lehtesira tani qe jemi ne krize

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Alban

                                                                  Nje ide kjo per ti shperndare para popullit jo ne menyre te drejte per drejte, sic po ben italia. Bravo.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Luan

                                                                    Mendoj qe mbeshtetja e radhes duhet te jete per familjet qe zgjedhin te bejne shtepite me termoizolim sepse ju e dini shume mire qe keto veshje ndikojne tek kursimi i energjise.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. E
                                                                      Eri

                                                                      Nje qeveri qe mendon per popullin e saj cdo dite ju lumte

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        Aldi

                                                                        Qeveria me e mir qe ka pasur shqiperia ne keto vite

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. A
                                                                          Altin

                                                                          Me duket nje mase shume e mire aq me teper kur pjesa e madhe e investimit do subvencionohet. Me pak kosto per shqiptaret e me shume perfitime

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. D
                                                                            Deni

                                                                            Pa ju ky vend do merrte fund ju lumte per ndimen qe po na jepni

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. A
                                                                              Alma

                                                                              Mir qe do i kurseje qyteatreve shume para nga faturat ne fund te muajit po edhe per instalimin do subvencionohen nga shteti. Super

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. A
                                                                                Ani

                                                                                Mase mjaft e mire e cila fo te nxjis akoma dhe me shume qytetaret ta shfrytezojn kete burim

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. E
                                                                                  Eno

                                                                                  Ndodhemi ne nje kohe mjaft te veshtire dhe kurismi i energjis elektrike eshte nje nga gjerat primare qe duhet te bejm

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. v
                                                                                    vini

                                                                                    me mir se dhe nuk do paguajn por dhe ruaj energjin

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. g
                                                                                      gimj

                                                                                      sidomos per ato familje qe kan shtepia private qe harxhojn shume uji dhe energji elektrike me duket shume perfituese

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. l
                                                                                        l.lelaj

                                                                                        Adresa ku duhet bere aplikimi

                                                                                        Përgjigjjuni

                                                                                        Lini një Përgjigje