Rama në Presidencë, takim me Bajram Begajn

3 Tetor 2022, 11:13Politika TEMA

Rama në Presidencë, takim me Bajram Begajn

Mëngjesin e së hënës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me presidentin Bajram Begaj.

Ky është takimi i parë mes Ramës dhe Begajt, që kur ky i fundit ka marrë detyrën e presidentit.

Mësohet se takimi i sotëm ka qenë informal.

Nuk dihet ende se për çfarë ka diskutuar kryeministri Rama me presidentin.

Ky takim vjen pas vizitës zyrtare të senatores amerikane, Jeanne Shaheen, në Tiranë.

Kjo e fundit u takua të shtunën me Begajn, kryeministrin Rama, si dhe përfaqësues të opozitës.

1 Komente

  1. R
    Rrofte Shqiperia Banane

    Baromi eshte nyja nderlidhese mes Ramushkes dhe Erdogan byrazerit. = lol

    Lini një Përgjigje