Berisha cakton Edi Palokën kandidat për Bashkinë e Tiranës?

3 Tetor 2022, 12:34Politika TEMA

Berisha cakton Edi Palokën kandidat për Bashkinë e Tiranës?

Edi Paloka ka dhënë sot një intervistë për televizionin e familjes Berisha.

Ndër të tjera, ata e kanë pyetur nëse do të jetë ai kandidat për Bashkinë e Tiranës.

“Mund të ketë shumë emra. Nuk dua të bëj lajm këtë, sepse nuk e kam menduar realisht, por nëse do të ishte e domosdoshme, pse jo?!

Po nuk dua të bëhet lajm, sepse nuk e kam menduar dhe praktikisht nuk kam ndërmend të kandidoj për momentin, por çdo gjë mund të llogaritet për një qëllim më të madh e kam fjalët.

Erion Veliaj duhet zhdukur sepse është apendiksi i Ramës në Tiranë, është ai që mbledh gjithë qelbësirat e Ramës. Mblidhen tek ky që është kryetar i Bashkisë në Tiranë”, tha Paloka nga televizioni i familjes Berisha.

Për momentin Berisha dhe Meta s’kanë shpallur asnjë kandidat, edhe pse zgjedhjet janë afër.

Por fakti që televizioni familjes Berisha pyet Palokën nëse do të pranojë të jetë kandidat për Tiranën, mund të jetë një indicia se Berisha po mendon pikërisht emrin e tij.

Paloka ndërkohë është pyetur edhe përse nuk e rrëzuan Ramën këtë shtator.

“Është mbase edhe pak pjesë e fajit tonë dhe pak e propagandës që u ngrit; se u krijua ideja sikur më 1 shtator shtypej butoni dhe binte qeveria.

Në fakt nuk është kaq e lehtë, se të ishte kështu, me Bashën apo pa Bashën, do ta kishim shtypur ne të tjerët butonin dhe do ta kishim rrëzuar qeverinë në këto tetë vite.

Sigurisht që në gjithë këtë aksion, në radhë të parë duhet të synojmë që në çdo hap që hedhim të mos kemi më dështime siç patëm tetë vitet e kaluara. Prandaj është e domosdoshme që çdo aksion nga më i vogli (se kur themi aksion, duket sikur do të bëhet hataja, sikur do të shpërthejnë bombat e do të marrë flakë gjithë vendi brenda gjysmë ore), pra edhe ajo protesta e vogël, edhe ajo protesta që do të bëjnë më datë 5 (tetor), sindikatat e arsimit, edhe një grevë që mund të nisë pas pak ditësh, pra çdo lëvizje (protestat e studentëve, protestat e nxënësve, çdo gjë) është pjesë e një aksioni të madh. Edhe njëherë e përsëris: nuk është se do të shtypnim më 1 shtator një buton dhe gjërat do të ndryshonin!

Prandaj, edhe që të mos dështojmë në synimin tonë final (synimi final mbetet rrëzimi i kësaj qeverie dhe krijimi i kushteve për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në këtë vend, ky është synimi final yni), për të arritur pa dështuar në një synim të tillë, duhet që çdo gjë të jetë e organizuar dhe e mirëmenduar.

Fakti që ne kemi nisur, se edhe kjo është pjesë e kësaj përgatitjeje, kemi pasur problemet që i dimë brenda PD-së dhe na është dashur të rikrijojmë apo të ringremë nga e para strukturën e PD-së me atë bazë që u krijua nga Rithemelimi dhe nga baza që ishte; ngritja e strukturës na ka ngrënë një kohë jo të vogël dhe prapë nuk është aq e konsoliduar sa ne të bëjmë llogari të përpikta me këtë strukturë se si do të shkojë dhe ku do të shkojmë.

Kur them se aksioni opozitar duhet mirëmenduar i përfshin të gjitha këto elemente, të gjithë këta faktorë. Në një luftë – po e them prapë në mënyrë të trashë,  ti nuk mund të shkosh pa e ditur sesa ushtarë ke me vete. Jo në kuptimin e keq të fjalës “ushtarë”, sepse ne jemi të gjithë të barabartë në atë parti, jemi të gjithë vullnetarë, por në kuptimin që njeriu i mat forcat, i llogarit forcat dhe në bazë të këtyre forcave duhet të gjejë dhe strategjinë e tij për të arritur rezultatin që presim të gjithë. Kjo nuk është një kohë e humbur.”, tha Paloka.

35 Komente

  1. A
    Antar i pd.

    Me paloqen 10 perqind do merni pra hajdarin gencin.

    1. N
      Noc Rroku

      Shume Ja ngrite vlerat ketij kokesynetit 5 % I ka dhe shume

      1. B
        Bajrami

        Jo Paloqja, por edhe Grida Duma te kamdidoje ne Tirane, do marre vetem hajdarin.

        1. B
          Biki

          E mira kishte qen me kandidu e gjith foltorja,po mos harroni ta merrni edhe arminen

    2. l
      lsi-ti i ri

      haaaaaahaha,thum mire e ke thene o peme pa loqe

      1. T
        TALAVAJA

        As furrnalta nuk te pranon ty Paloqe, sepse e prish. Je antimaterie, antitru, antinjeri dhe se fundi antiloqe. Mjere ao Parti qe te ka, mbaje fort, se vetem per atje je.

      2. A
        Analisti

        Paloqja është idiot i lindur. Hajde parti leshi, hajde!!!! Po ku i gjeni këta debila more të uruar......

        1. t
          tori

          Po' si thua ti analist, ku ti gjej..shkon me njeri me saliun...laj thaj esht paloqja dhe mul nocka,,,dhe ai JEVGU me buzbytha,

        2. T
          Tirona

          Hahaha me Edi Paloqen do me fitu Sala?! Cfare lajmi sensacional....o ç'kom qesh....

          1. A
            Anila

            Sali Shkaterrimtari i Shqiperise kujton se kryeqendra e Shqiperise, Tirana, eshte Shkodra e malokerise, agjenteve serbo-ruse dhe kurverise!

          2. P
            Paloqja.

            Urraaaa...... Paloqja fiton,lgbt-ja për paloqen voton.... Urraaaa pd- ja me paloqen fi..fi ........ ton

            1. T
              Teut e Modhe

              Sa me fat kta socialistet...

              1. D
                Dakord

                Ahagahahahahahaha hajde kundershtar hajde. Veliaj ska as pse te dale ne fushate me kete toçin

              2. M
                Murgu

                Po u katandis Tirana deri te ky që zvarritet pa bërë asnjë punë,pika që s'na bike.

                1. V
                  Vaj medet

                  Po more more milet , Po nuk e kupton Mjeroja qe vertete eshte bere qesharak me kte paçavuren e tij ! Mbeti duke u marre , si i marre , vetem me PD ne e Berishen . Spekullo me titujt , mashtro me permbajtjen , dezinformo , genje shpif , shaj , merru me fotot e nuses , ect ect. Ore ky ose ka kaluar ne fobi , ose paguhet qe nje tufe tifozesh te KARikohen me paçavuret e tij te Avokotit , Frrokut , pazes e Doçit.

                  1. K
                    Kurrizi I dushkut

                    Vajë me det me gjithë respektin si komentues jo të gjitha janë të Mero Baze ky lajmë e ka burimin tekë tjetër media pastaj komentuesit kanë mendimin e tyre ashtu si dhe ju.Respekte

                  2. F
                    Fatmiri

                    Paloka e deklaoi se ka vjedhe vota per Bashen.Jam kurioz ta di nese Basha do te vjedhe vota per Paloken!?

                    1. D
                      Durimi

                      O Tema mos tallni b....n. Paloka Kryetar i Bashkise Tirane ☺☺☺☺☺ Po ai ka 25 vjet nuk ka kapur laps me dore edhe firmen rrezik nuk din me e ven tani.

                      1. P
                        Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel

                        Ku i gjeni keta idioter.

                        1. P
                          Pallatet e Shengjinit

                          Po kush meret me ju,mor laskar,ju jeni njerzit me te diskretituar ne ke te vend,prandaj qenja juaj ne opozite,eshte komoditet pe Ramen,me ty,dhe shoket ty,ai tall loqet,o paloqe,ti je nje ordinier,nje kumarxhi,pijanec,ti ske as nder as familje,ti je nje klloun,qe te perdor Salplehu per interesat e tij.Eshte kohe e humbur te meresh me ju

                          1. t
                            tata luigji

                            Paloqen dhe lek plepi e mund foltorja nje levizje qesharake e salih bin ladnit qe do mbyllet ne burgun e reqit

                            1. B
                              Beridh Saliu

                              Ne Tirane banojne 3 perqind e popullates plus 1 perqind Partia e Floririt , plus 18 perqind te partise se vertete PD ,pra nuk marin me shume se 22 perqind

                              1. P
                                Po

                                Hahahahaha Lali Eri te refuzoj te bej fushate me Paloqen perballe.. thjesht ti thote popullit jap doreheqjen nga fushata zgjedhore tu kursej kohen dhe parate.

                                1. R
                                  [email protected] gmail.com

                                  Ky po qe eshte lajm

                                  1. N
                                    Ndershmeri

                                    Vetem ky mund ta shpetoj Tiranen nga zhvillimi Eshte njeriu me inteligjentne PD Mjere ky popull qe eshte ne dore te injorances

                                    1. D
                                      Desari

                                      Mos e bëj berish kët pun me palokën se, ma turp nuk bahet. Ai vetëm për përgjegjs turni mund ta baj. Bashkia do byth, do pun nat e dit, ai ska këllqe për at punë. Ke njerëz serioz plot në PD, ku niveli tyre është justifikues për përgjegjsi si kryetar i bashkis. Paloka, vokshi, balliu jepi parkingun e PD ta mbikqyrin, kaq e kan nivelin ata. Mos na turpëro me këto injorantë, nuk është e thënë se ai që bërtet, di shum apo është i mençun. Srevilët mbaj, por funksione mo ju jep, se të turpnojnë me nivelin që kanë. 32 vite paloka, vokshi, i jati fariu i biri klevisi balliu, vetëm kan hagër qyl në PD, ku asnjeni nuk shquhet për nivel.

                                      1. T
                                        Trotski

                                        Kandidat dhe mund te jete .Duket se po Tall Prapanicen Sali Kerma. !!!!.Dihet qe nuk ka herif qe tu dale para Socialisteve per Tiranen .jane te gjithe ose Loqe Fishkur ose Loqe Minj.

                                        1. B
                                          Bardha

                                          Tirana thuuq thuuq,Pathoqja krithare

                                          1. V
                                            Viçidoli.

                                            Mjerë moj pd-ë , mjerë ç'të ka ngjarë, burri më i ndjerë,paloqja në garë, në fakt nuk ke faj,të gjithë një lloj janë,po të lësh paloqen,do marrësh Ndok koqen, po të lësh ndok koqen,do marrësh Klevis kërriçin,mbas ti vjen Salianji krejt gomar dushari ,vlen vetëm për dumën se i kruhen sumën ,,, mjerë moj pd-ë ke ngelur pa zë, Saliu veç pëllet për gjëmën e vet,nuk i thonë shaka nongrata ShBA.

                                            1. Z
                                              Zateniketa

                                              Bravo paloqe tani do bëj Tirana thu thu

                                              1. O
                                                Opionisti

                                                Nuk e fiton dote tirane edi paloke tre parti demokrati perqare tre themelime qe do hyre ne zgjedhje dhe tre ldk 114 dhe opozita na rruge dhe 15 parti dhe 50 partite tetjera

                                                1. n
                                                  n

                                                  humbje qe ne embrion.

                                                  1. C
                                                    California

                                                    Paloka eshte per polic te dera Bashkise

                                                    1. Çekiçi

                                                      THUTHUQI KRYETAR BASHKIJE TALLJA MË E MADHE MË POPULLATEN E TIRONËS THUTHUQI ËSHTË PER BARI LOPESH (PA I OFENDUAR BARIJTË I MIRFILLT)

                                                      1. A
                                                        Asd

                                                        Edi Paloka? Ha ha ha cfare kandidati!!! Dmth sipas Berishes, ky eshte "risia" e Rithemelimit. Lere llogjiken qe Berish's i ka ikur per lesh por nuk ka as fantazi dhe as ben dot per te qeshur. Berisha, bleji vete guret e varrit dhe mbyllu brenda!

                                                        Lini një Përgjigje