
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e një blloku banesash të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Teksa përgëzoi qytetarët për shtëpitë e reja, Rama u ndal edhe në krizën energjetike, ku bëri thirrje që të kursejmë energjinë elektrike.
“Dua të përfitoj nga rasti se është një kohë e vështirë, inflacioni që ka sjellë lufta ka vështirësuar jo vetëm familjet, por edhe gjithë procesin e zhvillimit të mëtejshëm ku ne sërish kemi shumë besim se do ia dalim siç duhet. Jemi të vendosur ta mbajmë të paprekur çmimin e faturës së energjisë për abonentët failjarë dhe bznesin e vogël.
Kjo ka rolin e vetë në frenimin e inflaiconit, të cilin e kemi më të ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kjo kërkon vetëdije, çmimi që ka familja apo biznesi I vogël në fund të muajit nuk është çmimi real. Diferencën mes çmimit në faturë dhe atij real do ta mbulojë qeveria me qëllimin që çmimi të mos rritet por edhe kufizime të mos ketë.
Janë dy anë të një rrugë shumë delikate. Ajo që kërkoj nga të gjithë është të kursejmë energjinë sa të mundei, të mos lëmë dritat ndezur kot. Nësse patëm mundësinë ta shtyjmë aplikimin e fashës 800kËh për t’i lehtësuar të gjithë psikologjkisht, kjo erdhi si rezultat i faktit se nevoja për energji u bë më e vogël se parashikimi. Qoftë kjo për shkak të kursimit apo të reshjeve. Por tetori nuk është muaji më sfidues, pas tij vijnë nëntori e dhjetori me të ftohtin.
Ne duam që fasha të jetë një eksperiencë që përfundon me dhjetorin. Të bëjmë të gjithë pjesën tonë. Nëse çdo abonent familjar dhe çdo biznes i vogël nuk shpenzon energjinë kot, ne jemi shumë të sigurt në këtë rrugë kaq delikate, sepse duam me patjetër të mos prekim çmimin apo t’i drejtohemi kufizimeve. Vendet e tjera po rrisin faturat, të gjithë keni të njohur e miq në Itali.
Mjafton t’i pyesni për stresin që kanë për shkak të rritjes së faturave të nergjisë në tërësi. Kosova ka filluar kufizimet e energjisë hde aplikimin e fashës. Ne po ndjekim një rrugë të guximshme por edhe të rrezikshme. Për të kaluar rrezikun të gjithë duhet të kontribuojnë.
Sadopak në çdo kohë të ditës të kursehet, aq më shumë e garantojmë këtë rrugë. Kam bindjen se me rritjen e menjëhershme të pagave që ka hyrë në fuqi dhe që do jetë realitet në arkën e shumë familjeve, duke filluar që nga pensioni prapë do jetë kjo një lehtësi e ndjeshme në krahasim me inflacionin e luftës”, deklaroi Rama.
Sot, në Golem u dorëzuan çelësat e apartamenteve të reja për qytetarët, streha e të cilëve u shkatërrua dy vite më parë, duke e çuar në 221 numrin e familjeve, në qytetin e Kavajës, që kanë tashmë një shtëpi të rindërtuar.
Krizen e kemi peshqesh nga zenelenski me putinin..... Europa ne vend qe te parandalonin luften,i hodhen benzine zjarrit duke i premtuar ukraines antarsimin ne nato dhe BE dhe zenelenski fluturoi me presh si komedian qe eshte. Dhe europa e djallezuar kujtoi se do demtonte rusine me bllokada,beri vetvrasje dhe do kaloj nje dimer te veshtire... Politikanet idiota kudo ne bote jetojne ne luks dhe notojne ne para,cfardo krize te jete,dhe te gjitha rendojne mbi popullin e varfer ashtu sic edhe po vriten te pa fajshmit.
duhet te kursejme se dimri po vjen dhe duhet energji per tu ngrohur
e ka menduar mire se kriza po thellohet dhe duhet te bejme te pamunduren per te qene eficent
Masat e duhura ka marr qeveria qe ne te kursejm sa me shum
Cfare masash ka marre moj budallaqe qe ti te kursesh energji? E vetmja mase qe ti dhe te tjeret te kursejne eshte rritja e cmimit duke e barazuar me koston e blerjes apo te prodhimit, apo te dyja bashke. Dhe pastaj per familjet ne nevoje deri ne 500 apo 600 kw/ore ne muaj te kompensohen per diferencen. Po ky Rama yt eshte idiot kokeshkrete, ndihmon ata/ato qe prodhojne para elektronike dhe qe shperdorojne pa kriter energjine elektrike.
Qeveria ka menduar per ne dhe do e kalojm shume lehte kete kriz
qeveria ore tutkund mendon per te pasurit per ata/ato qe harxhojne nga 2-3 mije kw ore ne muaj pasi kane pajisje pa fund dhe hapesira banimi te bollshme. Qeveri e oligarkeve o te krypsha trunin une ty. Vetem nje kelysh oligarku i gezohet kesaj politike te shokut Rama.
Shpresoj te kete dhe reshje shiu te na jap zoti 1 dor
Do ja dalim jam goxha i bindur
Megjithese jemi ne krize kam besim se do ta kalojme sa me lehte
Mir e ka rama te kursejm per te miren e te gjithe ne
Ti qepemi maleve e kodrave e ti bejme pjellore si fushat - ka pas qene nje parulle e xhaxhit Enver. Ne kapitalizem o Oltjan kapedan eshte cmimi i tregut qe disiplinon perdorimin e cdo malli dhe jo deshira apo urdheri.Por kur ke tru laraska ne drejtim te qeverise nuk ke se cfare pret tjeter. Ja shiko dhe vet idiot si ty ka neper diskastere e ministri. Turp!
Keni marr shume masa per te perballuar krizen qe ka kapur vendin
Te marresh masa moj budallaqe eshte te vendosesh kritere per perdorimin e energjise. Keta nuk kane marre asnje mase, perkundrazi harxhojne parate e buxhetit per subvecionimin e korentit sigurisht per ato familje qe e konsumojne me shume, pra per ato te pasurat.
Jo vetem qe do kursejm por dhe kemi mbeshtetje nga ju
Do mundohemi ta perballojme situaten ne baze te vendimeve qe do nxirrni ju
Krize ka e gjithe bota keshtu qe do durojme
Te gjithe ne duhet te sensibilizohemi per te kursyer sa me shume energji elektrike
Se bashku do ja dalim kesaj krize te veshtire energjitike