Vëllai i Albana Vokshit, hartuesi i raportit të KLSH që godet jetimët

3 Tetor 2022, 13:46Politika TEMA

Vëllai i Albana Vokshit, hartuesi i raportit të KLSH që godet

Ka disa ditë që, në mënyrë të koordinuar, deputetë të PL dhe PD janë duke keqpërdorur dhe keqinterpretuar një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të kryer në qendrën “Zyber Hallulli”. Raporti, i cili është hartuar nga ekspertë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndër të cilët spikat i vëllai i një deputete të PD (Albana Vokshit), nxjerr disa konkluzione hipotetike në lidhje me dietën ushqimore në këtë qendër.

Por sa të vërteta ka në akuzat e bazuara mbi një raport, të cilin ekspertët në fjalë kanë nxituar ta shpërndajnë në selitë e partive, përpara se ta dërgojnë në institucionet përkatëse, siç e kërkon procedura?

Shërbimi Social Shtetëror ka përgënjeshtruar menjëherë me argumenta konkrete akuzat e PL dhe PD. Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Lala në një dalje publike mediat tha, sërish me fakte ka hedhur poshtë akuzat, duke sqaruar opinionin se nuk ka patur reduktim as të cilësisë dhe as të sasisë së dietës ushqimore për fëmijët e Zyber Hallullit.

Gjithashtu, burimet nga Shërbimi Social Shtetëror bëjnë të ditur se furnizimi kryhet mbi bazën e një kontrate 2-vjeçare, të cilën kompania fituese e procedurës e ka zbatuar dhe vazhdon ta zbatojë, duke u kontrolluar rreptësisht nga ana e autoriteteve. Sipas tyre, “raporti i KLSH nuk ka verifikime faktike në qendër, nuk janë kryer as verifikime të furnizimeve të cilat janë kryer dhe vazhdojnë të kryer sipas të gjitha parashikimeve të kontratë. Gjetjet e shpërndara në selitë e partive politike dhe në media janë thjesht përllogaritje të bëra në mënyrë hipotetike, nga ana e ekspertëve”.

Po kaq e pavërtetë, sipas punonjësve të institucioneve është edhe akuza e hedhur nga deputetja e PD, në lidhje me hartimin e dietës ushqimore. Sipas tyre, “dieta hartohet nga një ekip multidisiplinor i cili e rishikon atë në mënyrë të vazhdueshme me qëllim për ta pasuruar, dhe të gjitha këto janë të evidentuara”./ Lexo.al

9 Komente

  1. H
    Hasoni

    kjo vajza 20 vjec ka qenë deputete tani drejtoreshë ca ka maru kjo Harvard-in ?? kaq e re ne kto liste të larta?!

    Përgjigjjuni
    1. k
      kacaku

      E ka hallall lart e me lart , ka mbaruar Hevkarin ....

      Përgjigjjuni
    2. E
      Eni

      Kush qenka drejtoreshe?!! O zot....por dhe klsh institucioni me I paafte e sa vjen me keq degradon...te punesuar vetem te aferm politikanesh .....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sokoli

        Ma mire drejtoreshe e ban Vokshiana, qe pike sallami nuk len te bjere neper pjata. Cfare te jete, salcice a martadell, e fut brenda te gjithin, madje pa kondom.

        Përgjigjjuni
        1. s
          selo plumbi

          Po kush e ka fajin qe vellai i kesaj lopes eshtye ne Kontrollin e Larte te Shtetit, mos valle Saliu. Keshtu jane edhe te tjere,kur u zhduk Arben Malaj se do te vihej Ritvan Bode,keshtu komandojne pedeistet ekstreme kudo neper drejtori te rendesishme,apo ministri sic eshte rasti i zevendes ministrit te Financave e plot te tjere,nderkohe socialistet e ndershem enden pa pune. Por besoj se as per keta nuk di gje Edi Rama,ashtu si per kullat pa leje mes Tiranes ....

          Përgjigjjuni
          1. g
            gjaknxeti i vetem

            Keta muter politikane jane te gjithe bij kurvash,bejne sikur zihen por pallohen me njeri tjetrin duke tall picken e karin me popullin idiot.Shiko o popull loqe te gjithe grate,motrazt e dashnoret e njeres apo tjetres partzi buces qe ne kemi jane ne institucionet e shtetit ose ne ato mender te pavarura si klsh-ja,banga e bordellot e tjera.Ptu ju shkerdhefsha femijet mu ne birre te sumes

            Përgjigjjuni
            1. N
              N

              Remja e bija hajdutit dhe drogaxhiut, injorante me patente, drejton sherbimin social????? Hapu dhe te futen brenda te gjithe Edi, Sala, Meta e me kuc e me mac.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kuçioti

                Motra e ka ne terezi,mir ketej e leku vu ne ameriken latine,vazhdon ndertimi i pallateve,ca sjellin lek e ndertojne pallate ne tirane,e ca te tjere nxjerrin leke na tirana e ndertojne pallate ne ameriken latine. Politika biznesi me fitim prures ne Albanistan

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noc Rroku

                  Ketu komandon Pd ja. Kush e ka fajin perseri S Berisha Leri ne pune te Pd dhe mire ju bejne.Sic ka bere Saliu qe i hoqi te gjithe nepunsit e ps hiqeni edhe ju.Une kam fakte qe jane mbajtur ne pune te Pdse dhe jane heque te ps. Shum mire ju bejne dhe mbajeni prap ne pune kete moster te fisit Vokshi.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje