Lista me emrat e ministrave, Rama: Ajo që ka dalë nga MEMEX është e fotomontazh, bëjnë hajgare hakerat me ju

3 Tetor 2022, 18:48Politika TEMA

Lista me emrat e ministrave, Rama: Ajo që ka dalë nga MEMEX

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur opozitës tha se asnjë e dhënë sensitive nuk është në dorë të hakerave.

Për sa i përket listës së publikuar sot nga hakerat, me emrat e 2 ministrave, Niko Peleshi, Elisa Spirolali dhe ish-ministres Mimi Kodheli, Rama tha se është e fotomontuar.

Shkak, sipas kryeministrit, u bë shkalla e mbrojtjes dhe reagimi për të rikthyer sistemet e hakëruara.

"Objektivi i sulmit që ka qenë i organizuar me 4 grupe ndër të cilat njëri prej tyre në 10 të parët e listës së grupeve të terrorit kibernetik, nuk e ka realizuar qëllimin për të fshirë të gjitha të dhënat tona. Sistemi është ringritur në një kohë shumë të shpejtë. Asgjë sensitive nuk është marrë dhe nuk ka asnjë lloj vlere në sensin e sensivitetit. Nuk kemi gjëra me sensivitet të veçantë në strukturën digjitale. 

Arsyeja tjetër që nuk e ka arritur qëllimin është se ne kemi një nivel të caktuar mbrojtje. Nuk ka haker që shkon në ujësjellësin e Durrësit për të bllokuar ujin që vjen në çezmën tuaj. Nuk janë ende infrastruktura të digjitalizuara deri në atë nivel.

Ne kemi një infrastrukturë kritike që është OST, OSHEE, KESH dhe aty sulmi nuk ka pasur sukses se mbrojtja është ngritur prej kohësh. Mos bëhemi qesharakë që për çdo gjë që ndodh i japim një unikalitet sikur ndodh këtu. 

Sulmet kibernetike janë e përditshme. Ne jemi marrë vazhdimisht dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Ky ishte i një niveli të lartë por nuk e arriti qëllimin. Ju mbase do donit të na kishte gjetur të papërgatitur por nuk na ka gjetur. Kështu që mos u kuturisni në konkluzione qesharake dhe po ju them prapë që ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin.

Del një listë sot që s’flet për hakërime po flet se çfarë terreni gjen në terrenet tona, një grup dashakeqësh nga veni ku përzihen kriminelë, gazetarë fut në vorbull që fillon e hedh dyshime e hipoteza. 

Nuk ka më pjellorë, sesa kanalet e portalet dhe ju! Falë këtij tubacion llumi, mund të bëjë hajgare çdo haker, se ngriheni direkt në këmbë duke bërë fotomontazhe. Ato që kanë bërë nuk janë imazhe nga ministria e mbrojtjes. Është e pavërtetë nga fillimi deri në fund", tha ai.

16 Komente

  1. .
    ...

    Kështu the dhe për avionët e drogës në Divjakë zoti Kryeministër, por të doli gënjeshtra sheshit. Kështu ka të për të dalë edhe këtë radhë. Sepse, gjithë ju politikanët e këtij vëndi fatkeq i keni rrënjët të ngulura thellë në gropë të halesë. Sidoqoftë nuk kemi për të pritur gjatë për të mësuar të vërtetën, pasi siç edhe duhet t'a dish, i nderuari zoti Kryeministër, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dori

      Ne besojme vetem fjalet e Rames

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ylli

        Sulmin e ndaloi Rama qe vendi yne shpetoi nga ata te keqinj

        Përgjigjjuni
        1. S
          Seli

          Aman kta te PD sa te trash jan

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhuli

            Hahaha normal jan bo per tu tall kta te PD

            Përgjigjjuni
            1. M
              Miri

              Normal qe nuk jane te verteta keto gjera

              Përgjigjjuni
              1. M
                Media e shitur

                Ne France ne cdo dy jave ka nje sulme kibernetik po asnje gazeta nuk botone apo te bjeri ne lojen e hakerir nese media do tregohet indifférent loja e hakerei per destabilizim bie por kur ke gazetare te paguar nga Moska dhe Teherani normale qe hakeri bene nje pjese pjesen fjeter e bene media e shitur

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Marjo

                  Nuk kuptoj si mund ti besoni vertet ato tallje qe bejn ata iranian

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jori

                    Kete te pdse vec te hedhin akuza dijne

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tana

                      Po mediat kane qejf ti hiperbolizojne pak gjerat

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sindi

                        1 hee flet po kur flet vec fakte nxjerr

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vaniga

                          Rama legjenda e shqiperise

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            anja

                            po ca diskuojne me hackerat keta qe bejne si opozitare

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Oliver

                              Aman skan cbejn e merren me mashtrime

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                arber

                                bravo zoti rama deklarate me vend

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kejd

                                  Si do marrin vemendjen ndryshe kta

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje