Manastirliu: Nuk është prekur menuja e fëmijëve në “Zyber Hallulli”. Mos i quani jetimë, se i keni tronditur

3 Tetor 2022, 21:11Politika TEMA
Manastirliu: Nuk është prekur menuja e fëmijëve në

Nga salla e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u është përgjigjur akuzave të ditëve të fundit të bëra nga opozita, për ndryshimin e dietës ushqimore të fëmijëve në qendrën “Zber Hallulli”.
“E keni reduktuar qellimisht ne vetem dy fjali, raportin e KLSH-së”, i është drejtuar Manastirliu deputetëve të opozitës. “Dhe për fat të keq, recitoni por nuk dini as se per çfare flisni. Fëmijëve pa kujdes prindëror në “Zyber Hallulli” dhe në çdo qendër tjetër në Shqipëri, nuk u është reduktuar menuja, nuk u janë prekur as dieta kalorike dhe as cilësia e menusë ushqimore! Nuk ka ndodhur!”
Menuja ushqimore përcaktohet një grup multidisiplinor specialistësh dhe respektohet deri në një nga stafet e këtyre qendrave, ka shtuar ministrja, duke sqaruar se “furnizimi me ushqime për fëmijët e qendrës Zyber Hallulli bëhet mbi bazën e një kontrate, e cila ka përcaktuara që në krye të herës çmimet e ushqimeve dhe ky furnizim ka vazhduar normalisht sipas kritereve të procedurës së tenderit, duke respektuar rigorozisht dietën e përcaktuar nga ekipi shumëdisiplinor i specialistëve”.
Në fund, ministrja ka patur dhe një thirrje për deputetet e PD që në mënyrë të pakujdesshme, në deklaratat e tyre politike, i kanë quajtur këta fëmijë “jetimë”: “I keni trazuar dhe shqetësuar ata fëmijë dhe shqetesimet më kanë mbërritur nga edukatoret, që ndryshe nga ju, kujdesen dhe jetojnë përditë me ta. Janë fëmijë pa kujdes prindëror dhe jo jetim”, u shpreh Manastirliu.

2 Komente

  1. P
    Parruca

    Oj shoqja Gerta, ndonje shpjegim per raportin e KLSH ke? Ne shqip quhen jetime dhe termi nuk eshte me traumatik sec eshte vete realiteti i ketyre femijeve. Quaji dhe princa po te duash, ata nuk i kane prinderit, dhe prandaj ne pjesa tjeter e shoqerise dhe mbi te gjitha shteti duhet tu gjendet prane duke u dhene minimalisht pjesen materiale, sepse pjesen emotive veshtire se ua ploteson dot kush. Tani kur zyrtaret e shtetit vjedhin apo bejne kursime ne kurriz te vakteve te ketyre "femijeve pa kujdes prinderor", kjo eshte per te vjelle nga neveria. Cdo perpjekje per te lare mutin me shurre ne Parlament eshte akoma dhe me e neveritshme.

    1. F
      Forca vidhni sa te mundni, po jo tek bonjaket se z

      Ai raporti qe degjuam ne tv shkruante ndryshe......thoshte qe Ministria nuk kishte derguat fondet e nevojeshme dhe menuja e ushqimit ishte pergjysmuar... SHko bej denoncim ne gjyq per shpifje kunder grupit te kontrollit , po qe e zonja te mbrosh ato qe thua...

      Lini një Përgjigje