
Autorizimi që SPAK kërkoi për arrestimin e Arben Ahmetajt ngjalli debate të forta në komisionin e ligjeve, teksa palët, opozitë dhe mazhorancë diskutonin propozimet e tyre për ligjin e lustracionit.
Deputeti socialist Toni Gogu i kujtoi demokratëve lidhjet me ish-sigurimin e shtetit përmes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe aleatit të tij Ilir Meta, i dyshuar si spiun i regjimit, por përgjigjen e mori nga Enkelejd Alibeaj i cili i kujtoi dy ngjarjet e fundit që tronditën jo pak socialistët.
Në replikë, Toni Gogu shpjegoi qëndrimin e socialistëve për këto dy ngjarje, çështjen “Rraja”, dhe përballjen e Ahmetajt me drejtësinë.
Ndërsa deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi që kuvendi t’i japë menjëherë autorizimin SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Për shkak të debateve, punimet e komisionit u ndërprenë për disa minuta, ndërsa diskutimet për ligjin e lustracionit, për shkak të mosdakordësisë mes palëve, u shtynë për në një tjetër seancë.
Lini një Përgjigje