"Deputetët që shkuan tek Berisha dhe mbrojnë SPAK-un, hipokritë", analisti: PD po shkon në një lloj harakiri

26 Shtator 2024, 11:38Politika TEMA
"Deputetët që shkuan tek Berisha dhe mbrojnë SPAK-un,

Analisti Plator Nesturi e shikon si hipokrit qëndrimin e atyre deputetëve që kanë shkuar tek Sali Berisha dhe mbështesin SPAK.

Në 'Repolitix', Nesturi shtoi se PD-ja duhet ta kishte aleat SPAK-un kundër korrupsionit dhe krimit. 

"Deklarata e parë që çështja ime e shkëputur nga PD. Nëse tërheq nga pas edhe partinë, do sillte në aspektin elektoral, një harakiri politik. Do vendoste në pozicion të vështirë edhe shumë figura të PD aty. Në qëndrimet në debatet televizive, një pjesë kanë mbajtur qëndrim ndryshe.

Duke thënë më ke dëgjuar duke sulmuar SPAK. Ky qëndrim hipokrit, me SPAK nuk mund të luhet, është i pacenueshëm. Nuk mund të mbash këtë qëndrim kur është një investim i drejtpërdrejtë i SHBA. Kanë kontribuar jo vetëm financiarisht.

Ndryshimi ka të bëjë me strukturën. Nuk e kam me individët. Ti e di që ke një proces që ka të bëjë me prokurorë dhe gjykatës. Është shumë i rëndësishëm për mua se sa çështja Berisha. Çështja e strukturës dhe besueshmërisë është çështje më e rëndësishme.

PD po shkon në një lloj harakiri. Edhe politikisht duhet ta kishte aleat SPAK kundër korrupsionit dhe krimit.  Çështja e korrupsionit, pjesa më e madhe e ministrave që kanë abuzuar, pavarësisht se janë të parashkruar mund të kishim parë dhe thagma të tjera", tha analisti. 

 

1 Komente

  1. r
    raul

    Ne cilin vend te planetit gjate gjithe historise politiko elktorale ka ndodhur qe nje ish force poltike ne pushtet humbet ne 92% te teritorit dhe nga 61 bashki humbet ne 56 bashki duke marre 5 bashki te dores se 2dhe 3t.Kjo ka nddhur vetem ne Shqiperi me 14 maj 2023 me humbjen apokaliptike te foltores se vicidolit dhe spiunit Agush 50 lekesh te leshelise.Po te kishte ndodhur kjo ne nje vend tjeter ne bote lideri i force do jepte dorheqjen pergjithmone nga politika ose po te ishte ne Japoni do kishte bere harakiri, kurse forca politike do shperndahesh.Kurse perbindeshi i vicidolit pellet cdo nate per qeveri teknike

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje