Deputeti i PD-së: S'jemi ende alternativë, në pushtet s'vihet me gjykata por me bashkim real

3 Qershor 2022, 10:06Politika TEMA

Deputeti i PD-së: S'jemi ende alternativë, në pushtet

Deputeti demokrat Dash Sula ka komentuar situatën e brendshme të Partisë Demokratike e cila po reflektohet tek cilësia e opozitarizmit në vend. 

Ai thotë se duhet të nisi bashkimi real i demokratëve pas vendimit të gjykatës për fatin e selisë blu.

"Demokratët nuk e kanë betejën me njëri-tjetrin. Kundërshtari ynë politik është Partia Socialiste.

Nëse duam që një ditë të fitojmë besimin e demokratëve por edhe më gjerë që ti qeverisim më mirë sesa këta që janë, duhet të bëjmë çdo përpjekje që të jemi alternativë!


A jemi ne sot alternativë?!

Me keqardhje e them që jo. Ne nuk kemi treguar që jemi më të mirë se ata që janë në pushtet. Unë them se jemi edhe në disfavor për shkak se nuk po tregojmë maturi që të vetrregullohemi si fillim.

Pas 6 marsit deputetët e grupit të PD treguan maturi duke i kërkuar ish-kryetarit të dorëhiqej.

Ndërkohë nuk pati të njëjtën sjellje gjysma jonë. Megjithatë tani jemi në një realitet. Si në familjen e vogël; kur dy vëllezër kanë mospërputhje, në fund vendos gjykata.

Në familjen tonë të madhe, gjykata duhet të jetë pikënisje për bashkim real. Për rithemelim real.

Unë jam i vetëdijshëm që në pushtet nuk vihet me gjykata, por kur bëhet fjalë për mosdakordësi legjitimiteti, aty duhet të nis rrugëtimi për tu rikthyer në alternativë. Gjithmonë duke mos përjashtuar askend", shkruan Sula. 

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    10 vite opozit, me një PS që forcohet më shumë se Partia Punës, të them të drejtën jam skeptik për të nesërmen me ta.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje