Në Programin e Drekës në News24 ishte i ftuar deputeti i zgjedhur i PS në Kuvendin e Shqipërisë Erion Malaj, i cili diskutoi për angazhimin e të rinjve në parlament.
Ai tha se kalimi i tij jnga fusha e arsimit drejt politikës nuk ishte drastik dhe dhe se në zgjedhjet e 11 majit kandidoi për deputet në qarkun e Tiranës. Malaj theksoi se shumë të rinj janë angazhuar në fushatën e Partisë Socialiste dhe se fushata ishte e gjatë.
Sipas tij, edhe pse ndodhej në listë të mbyllyr anagazhimi i tij ishte maksimalisht dhe se të njëjtën mënyrë do të vepronte edhe nëse do të qëndronte në listën e hapur.
"Fushata zgjedhore ishte një eksperiencë shumë e vecante dhe unë do të jap më të mirën time. Bëra fushatë për maksimizimin e votës së PS. Në listë të mbyllur, por unë u u angazhova maksimalisht. Njësinë 11 unë e njoh shumë mirë dhe i di nevojat që ka. Investimet kanë çaluar dhe sfidat do të jenë të mëdha. Unë do bëja fushatë edhe në listë të hapur”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij në studio ai u ndal edhe tek fushata e opozitës të cilën sipas tij e konsideroi si të dobët dhe se gabimet e tyre konsistojnë tek mos vendosja e disa personave të tjerë të cilët mund të sillnin një frymë të re tek partia por edhe përçarja që ata kishin midis tyre. Malaj theksoi se në PS ka shumë persona të cilët dijnë të bëjnë politikë dhe se qytetarët i kanë besuar për të disatën herë.
Erion shko ne shkollen verore te Ripjelljes merr leksione nga ngelesi Majko, pastaj llap.