Deputeti socialist për dhunën në Kuvend: Lëvizje politikisht vetëvrasëse e opozitës! Veprime ordinere

1 Tetor 2024, 14:56Politika TEMA
Deputeti socialist për dhunën në Kuvend: Lëvizje politikisht

Deputeti socialist Petro Koçi ka folur në lidhje me dhunën dhe kaosin e shkaktuar nga deputetët e opozitës në seancën plenare të së hënës, ku pati dhe një përplasje mes tij e Sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Koçi i quajti veprimet e djeshme, ordinere, ndërsa shtoi se ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje me konfirmimin e vendimit për dënimin e zotit Salianji, sepse sipas tij, togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që qarkullon.

“Në asnjë çast nuk humba qetësinë, por kur ka tension, ndjehesha i fyer nga veprimet ordinere të kryera dje edhe ndaj meje.

Më hoqën të drejtën e fjalës dhe kjo është shumë e rëndë. Ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje me konfirmimin e vendimit për dënimin e zotit Salianji sepse togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që qarkullon.

Lëvizje politikisht vetëvrasëse e opozitës”, tha ai në rubrikën “Opinion” në News24.

 

1 Komente

  1. c
    ce

    Ruaju o Petro se ndonje dite pitbulli i parlamentit mos te kafshoje doren se eshte terbuar fare nga humbja apokaliptike qe e pret ne maj 2025 dhe e sheh qe dhe me qeveri teknike qe ska asnje shans te ndodhe keto trushplaret jane te mbaruar se e kane marre rrugen e mutit nje here e pergjithmone me 14 maj 2023 dhe zoti te zbrese be toke nuk ju ben me derman e jo me qeveria teknike.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje