Deputetja e rreshtuar krah Berishës: Tani e kemi vështirë ta shkarkojmë Alibeajn për ta zëvendësuar me Salianjin

13 Janar 2023, 17:54Politika TEMA

Deputetja e rreshtuar krah Berishës: Tani e kemi vështirë ta

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti ka folur në lidhje me situatën e brendshme dhe përplasjet e fundit brenda kësaj force politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Koti u shpreh se nisma për ta bërë Ervin Salianjin kryetar të Grupit Parlamentar kishte nisur më parë, ndaj dhe Enkelejd Alibeaj mori vendimin për përjashtimin e katër deputetëve.

Sipas saj, Salianjit i nevojiten 17 vota për t’u bërë kryetar grupi, por përjashtimi i katër deputetëve nga Alibeaj, e komplikon situatën.

“Reagimi i zotit Alibeaj ishte surprizë për ne, sepse nisma për të bërë zotin Salianji kryetar të grupit kishte nisur më herët. Ndoshta kjo e ka vënë në lëvizjen zotin Alibeaj për të përjashtuar katër deputetë të tjerë. Në këto kushte, situata është pak e komplikuar sepse zoti Salianji ende nuk i ka bërë votat e duhura për t’u bërë kryetar i grupit.

Në dijeninë time, duhet të jenë 17 vota. Duke pasur parasysh që katër kolegët nuk janë tashmë pjesë e Grupit Parlamentar, nuk kanë të drejtë për të firmosur për shkarkimin e zoti Alibeaj. Kemi edhe një pjesë të kolegëve të tjerë të cilët bëjnë pjesë në grupe të tjera parlamentare. Nuk jemi të gjithë deputetët e PD-së në Grupin Parlamentar, jemi pak të shpërndarë”, theksoi ajo.

Sorina Koti është një nga 20 deputetët e Partisë Demokratike që kanë firmosur për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt.

13 Komente

  1. V
    VISI

    KJO DUKET NGA MBIEMRI QE ESHTE KOT FARE PER TE MAR RROGEN VARI KARIN

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shoku

      Me sa kam degjuar,Kryetarin e Grupit Parlamentar e zgjedh kuvendi i partise dhe jo deputetet.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gamorët e Salës

        Me sa Kam degjuar, deputetet e Partise se Punes i vendoste shoku Enver. Sot ti shoku, do që ti vendosë shoku Sali. Bravo. Per nder, ju komunistet jeni kala e pamposhtur. Hallall mër Shoku Kamunist. Ju kam dhi mu n'parti.

        Përgjigjjuni
      2. "
        "BOHOTINA"

        U bete kasht e koqe o mjerane. Zaten sic kini zemren...

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Jo shoku! Është n/kryetari i partise qe njeherazi eshte dhe kryetar i grupit parlamentar. Kjo sipas satatutit dhe jo Kongresit. Meqenese kjo PD e shqyer ka dy statute, dy kryesi, dy keshill te pergjithshem e dy krena (jo si te shqiponjes), s'ka zot qe ta sjelle ne din. Por meqe, sipas Statutit te PD zyrtare, Alibej eshte nenkryetar i saj, per rrjedhoje eshte, heperhe, dhe kryetar i grupit parlamentar te saj. Më tej, mbasi te filloje sesioni parlamentar te henen date 16 Janar 2023, presime shohim.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Viktor

            Salianus dashnori Sumes jooooo ky s esht as per brigadier ferme

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Ku eshte non grata,ka vetëm grindje,shpifje,zaptime,maskaralliqe,vresje,etj,etj.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Ceni momDijes

                Viktor nuk eshte dhe aq kar sa duket jo.Perderi sa Sala i ka dhene mbeshtetje do te thote qe ky qosja me kater qime ne mjekerr, do kete materiale kompromentuese per Salen

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Ka ca avaze të tjera kjo punë .

                  Nuk e thotë nga mëndja e saj Zj Sorina , doktori e ka porositur , me që udhëheqja dhe baza e Foltores nuk e priti mirë kandidaturën për kryetar të grupit parlamentar të Babales , që i binte të behej dhe nën kryetar partie , me këtë rast duhej shkarkuar një , që të ngarkohej tjetri .

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Genti

                    parti pirdh se lirohesh...prodhim Salih Ram Berisha

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      alphade

                      Dikur i MADHI i ka quajtur eterit e tyre “Shporte me Karavidhe” ! Kete rruge po ndjekin sot bijt e niperit e tyre !!! Thjeshte nje “Shporte me Karavidhe”…….!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sula

                        Une mendoj qe z Alibeaj pavaresisht seriozitetit dhe perpjekjeve nuk ispiron mjaftushem "frymë" midis demokrateve por problemi eshte se ai tjetri, pretendenti, eshte e sigurt qe ispiron vetem frymë te qelbur.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          shpiragu

                          hajde pd hajde si u katandise moj partick mjerane.zhdukuni nga faqja e dheut ,dhe nga mediat shqiptare,keni ik per lesh.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje