"Dera është hapur, të mos bëhemi sebep që të mbyllet," Rama: Nuk ka ngadalësim! Jemi propozuar e refuzuar 3 herë për hapjen e negociatave!

2 Prill 2026, 09:21Politika TEMA
"Dera është hapur, të mos bëhemi sebep që të

Kryeministri Rama tha se procesi i negociatave nuk ka ngadalësim. Për ta bërë më të thjeshtë për të rinjtë, ai shpjegoi sesi funksionon ndërsa theksoi se Shqipëria është refuzuar 3 herë për hapjen e negociatave. Rama theksoi se negociatat tashmë janë hapur dhe duhet shfrytëzuar koha që kjo derë të mos mbyllet.

“Absolutisht nuk jemi në kushtet kur ka ngadalësim. Raporti i një vendi të BE dhe jo anëtar kalon mes 2 katesh, Komisioni Europian. Europa bën zgjedhjet, zgjedh Parlamentin Europian dhe më pas zgjidhen presidentja e Komisionit, komisionerët dhe çdo vend anëtar ka qeverinë e BE. Qeveria e BE është e vetmja që s’ka asnjë metër katror të vetin. Ajo merret me buxhetin, programet europiane që janë përtej buxheteve nacionale dhe ka edhe një territor që mbikëqyr që është territori i marrëdhënieve me ata të tjerët që duan të bëhen anëtarë.

Në kat të dytë janë udhëheqësit e 27 vendeve anëtare, presidenti i Francës, kancelari i Gjermanisë, kryeministri i Polonisë, ata mblidhen dhe shikojnë raportin e Komisionit dhe mblidhen për të marrë vendim. Komisioni thotë duhet t’i hapim negociatat. Janë 27, mjafton njëri të thotë ‘jo’ dhe nuk hapen. BE është një organizëm që funksionon me konsensus dhe njëri të thotë ‘jo’ dhe nuk bëhet. Ne jemi propozuar 3 herë për të hapur negociatat dhe 3 herë jemi refuzuar. Na ka propozuar Komisioni sepse ne i kemi bërë të gjitha detyrat për të hapur negociatat, jo për t’u bërë anëtarë. Jemi refuzuar sepse një vend anëtar nuk na donte. Çfarë kishte me Shqipërinë? S’kishte asgjë, por kishte një problem të krijuar me shqiptarët, politikë. Procesi që të ngadalësohet është që ose vendi që do të shkojë bën gabime dhe vendoset në një pozicion jo të favorshëm dhe Komisioni fillon e ngre rezerva, ose politika e një vendi ngre rezerva. Sot nuk jemi në këto kushte, por pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është sa kohë kemi? Dera është hapur dhe mund të mbyllet. E rëndësishme është që ne të mos bëhemi sebep që të mbyllet. Duhet të bëjmë maksimumin në këto vite që kemi përpara ku duket që dera është qartësisht dhe plotësisht e hapur”, tha Rama.

2 Komente

  1. k
    k

    Mese Shqiperia te ishte shtet serioz dhe ligjor, do ishte Europa ti kērkonte tē bēnte pjesē ne gjirin e saj. Por figuroni ne te gjitha agjensite investigative si terminal I pastrimit te parave te pergjakura te krimit. Ndertoni per drogaxhijtë e ardhshem duke shkaterruar qytetin per ata që jetojne sot .

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK

      O lideri global yne, po ti je bere sebepi per ngadalesim, me ate mbrojtje kellire qe i bere Hajdute Ballukut. Dhe fakti qe ke filluar propaganden, qe nuk eshte ngadalesuar asgje, tregon pikerisht te kunderten - te kane bllokuar o lider global! Turp e faqja e zeze. Ate IBAR-in po presim.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje