Negociatat me BE, kryeministri Rama në bashkëbisedim me studentët! Ministri Hoxha: Procesi na takon të gjithëve, ju duhet të kontribuoni!

2 Prill 2026, 08:23Politika TEMA
Negociatat me BE, kryeministri Rama në bashkëbisedim me

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë për për ecurinë e procesin e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, tha se tashmë këto takime zhvillohen në kuadër të përfshirjes së të rinjve në këtë proces. Gjithashtu u shpreh se është një projekt që nuk ka ndalesë, ndërsa theksoi se të rinjtë duhet të kontribuojnë e të ndryshojnë mendësinë për t’iu përshtatur BE.

“Nuk duam të fasim për ju, duam të flasim me ju, duam tju dëgjojmë, të shikojmë si e perceptoni procesin sepse jemi bashkë. Këto takime do të mundohemi ti bëjmë në formë të tillë për të parë sa shihet, sa preket sepse integrimi në BE është proces për ta ribërë vetveten. Na takon të gjithëve të jemi të përfshirë sepse na prek të gjithëve. Dikur ishte ëndërr. Sot e kemi bërë projekt dhe duam ta kthejmë në rezultat. Nuk ka ndalesë, nuk ka pushim, nuk ka pauzë dhe duhet ta çojmë në destinacion. Ju jeni brezi që do ta shijojë BE. Do të jeni përfituesit dhe duhet të jeni edhe kontribuesit. Hyrja në BE është një mendësi dhe mendësia duhet ndryshuar sepse është një sistem vlerash që fillon te secili prej nesh”, tha Hoxha.

1 Komente

  1. V
    V

    Ju hajdute qe jepni mend para studenteve! Doni te shikoni si eshte arsimi? Hajdeni ne fakultet (nuk po them ku jam une profesor prej 20vjetesh pasi ka te tjere ku as me fikloren nuk e krahason dot) dhe shikoni sa vijne ne mesim, shikoni notat ne provime, shikoni sa here i duhet nje studenti te marre provimin, shikoni cfare dreqin behet ne kioskat private te dijes, shikoni hajduterine nga drejtorite e sherbimeve brenda IAL (nese e lexon ndonje prokuror, do veje duart ne koke kur te shikoje si shperblehen ca burokrate ne 20 e 30000 Euro ne fund te vitit), shikoni pjesemarrjen e pedagogeve ne mesim, shikoni sa leke hidhni per arsimin e jo llac e tulla, etj. Bravo qe manipuloni delet qe ne kete moshe! Fatkeqesisht selja e ka fatin te paracaktuar!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje