
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha janë në bashkëpunim të vazhdueshëm më njëri-tjetrin prej vitesh.
Komentet Topi i bëri në emisionin ‘Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku komentoi diskutimet mes PS dhe PD për ndryshime kushtetuese.
Teksa shprehu mbështetjen për nismën e kryeministrit për uljen e numrit të deputetëve, Topi tha se një pjesë e madhe e ligjvënësve nuk kanë asnjë funksion, veç asaj që ai e cilësoi si ‘ngritje dore me sinjal’.
“Pavarësisht se në publik lexohet ndryshe, por edhe për shkak se duhen 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese, unë e shoh që Rama-Berisha do e vazhdojnë bashkëpunimin në publik, sepse undergroënd ata bashkëpunojnë. Këtë e konstatojnë shumë njerëz që ne i diskutojmë në biseda të ngushta, por edhe shumë analistë që unë i dëgjoj nëpër studio. Nuk është e thënë që këta individë të takohen fizikisht, por kanë kanalet e komunikimit.
Njëri është i sigurit me këtë që ka në opozitë, kurse tjetri e di deri se ku arrin dhe është i kënaqur me kaq. Ndryshimet që pritet të vijnë nuk janë në rëndësinë e ndryshimeve të vitit 2008. Së pari për uljen e numrit të deputetëve. Unë do ta mbështesja. Rama nuk është zëri i parë që flet për ulje të numrit të deputetëve. Unë e mbështes. Shumë njerëz në mazhorancë e pëlqejnë reduktimin e numrit të deputetëve në Parlament.
Është një parlament që edhe sikur ta çosh sot me 60 deputetë, nuk ndryshon asgjë. Aty ke deputetë që nuk bëjnë asgjë, veçse ulin dhe ngrenë dorën me sinjal, me mesazh. Janë më të rëndomtë se Polici i trafikut. Polici i trafikut është në stres të atij numri të madh makinash në një vend ku s’ka semafor, ndërsa ata i fusin një mendje të ftohtë dhe e kanë sjellë Parlamentin në ditën më të zezë”, tha mes të tjerash Topi.
Topi më tej shprehu bindjen se është e padiskutueshme prekja e ‘oborrit’ të kryeministrit Rama nga Drejtësia.
Ish-Presidenti deklaroi gjithashtu se kryeministri Edi Rama nuk bën lëshime gjatë negociatave me opozitën. Duke iu rikthyer diskutimit me Berishën, Topi shtoi se kryedemokrati ka mbi 1000 kanale komunikimi me kryeministrin Rama.
“E padiskutueshme është prekja e oborrit të kryeministrit. Ai oborr nuk preket. Unë kam bindjen absolute se ai që dikton, nuk është ai që drejton opozitën. Ai që shtron rrugën me propozime është kryeministri. Dhe ka gjëra tabu ku askush nuk mund të futet. Ky është pushteti tek oborri i kryeministrit. Kryetari i mazhorancës drejton qeverinë, mazhorancën dhe nëse do diskutohet në funksion të ndryshimit të Kushtetutës, do jetë për çështje periferike. Unë numrin e deputetëve e quaj të rëndësishëm, por e quaj një problem periferik.
Sepse për mua gjëja më e rëndësishme është ndryshimi i sistemit. Pra ky sistem nuk ndryshon. Rama nuk do të lëshojë asgjë. Stoicizmi i Berishës është folklorik tashmë. Ai është njeriu që bashkëpunon më shumë me kryeministrin. Ka 1000 kanale komunikimi, që nga mënyra që do të bëhet politikë, mënyra sesi do të shfaqemi në publik, mënyra sesi do të arrijmë në zgjidhje të përbashkëta dhe në fund precipiton te lehtësia për të bërë biznes. Nevoja për t’u fshehur i bën ata të jenë bashkë”, vijoi më tej Topi.
Perdorimi n kohe te gjate ngrenjes te Paces ! eshte i demshem per shendetin se te trashe qelizat e truve, si ne kete raste me Topin e Futbollit qe si Tifoz i pasurive , tani ka kohe dhe te beje detyrat si Analist per publikun... kure e kishte fuqine , dhe ligjin ne dore, nuk i ndjehej zeri.... Tani qe kali ka filluar ti bienhejne dhe dhembet , ky ciceron so Kardelinat qe ka mbajtur ne moshe te re .. Pfiu idotesi e pa fund ne Histori do ngelesh si lepires dhe ushqyes i rregullt i Pace te truve me tru per vete zero...
Te ulet numri i budallenjve me super rroge, nderkohe qe permiresohet skema e pensioneve. keta budallenj dalin me heret ne pension i cili eshte i njejte ne vlere me nje rroge te mire.
Po mire o z Bamir ç’të keqe ka se shumica e deputetëve janë thjesht per t’ë ngritur kartonin, ose si ç’ke qef t’i quash policë trafiku , ketu tek ne ashtu vajti kjo punë , dhe ata të shkretët njëjt si ai ISH PRESIDENTI QË FLISTE NË HESHTJE , apo e HAROVE ?!!!
Ik o Bamke Qylollari se te pame sa i zoti ishe, ke tere jeten qe flet me heshtje dhe vjedh me heshtje