Qeveria ka emëruar Pranvera Skanën në detyrën e zëvendësministres së Mbrojtjes. Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave dhe hyn në fuqi menjëherë, ndërsa pritet të botohet në Fletoren Zyrtare. Në të njëjtin vendim, qeveria njofton edhe lirimin nga detyra të ish zëvendës ministrit Andrea Shllaku.
Pranvera Skana ka qenë kandidate në listat e PS-së për Lezhën në zgjedhjet e 2025-ës. Ajo vjen nga fusha e komunikimit dhe medias. Skana ka lindur në Rrëshen të Mirditës, ku ka përfunduar arsimin parauniversitar, ndërsa studimet e larta i ka ndjekur në Universitetin e Tiranës për Gazetari dhe Komunikim. Më pas, ajo ka vijuar specializimin në Londër, duke përfituar dy bursa për lidership akademik. Ka kryer studimet master në University of Westminster dhe ka qenë kërkuese shkencore në London School of Economics. Që prej vitit 2014 mban titullin Doktor në Shkencat e Komunikimit.
Ndërkaq, më poshtë janë vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë:
- Miratimin e kërkesave, procedurave dhe standardeve për menaxhimin e mbetjeve spitalore.
Objekt i këtij vendimi është miratimi i kërkesave, procedurave dhe standardeve për menaxhimin e mbetjeve spitalore, në përputhje me sistemin për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe hierarkinë e mbetjeve, me qëllim mbrojtjen e mjedisit e tëshëndetit publik.
- Miratimin e modelit të financimit të buxhetit për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, me qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm, transparent dhe të matshëm të financimit të kërkimit shkencor, i cili zbatohet për të gjitha institutet dhe njësitë e veçanta publike kërkimore, në varësi të ministrive dhe institucioneve qendrore të administratës shtetërore
- Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territoret e Bashkive: Tropojë, Gramsh, Sarandë, Kuçovë.
- Krijimin e fondit në mbështetje të ndërmarrjeve sociale, të njohura si të tilla nga ministri përgjegjës për çështjet sociale, me vlerë të përgjithshme 210 000 000 (dyqind e dhjetë milionë) lekë, për periudhën 2026-2028, sipas produktit përkatës të parashikuar në programin buxhetor afatmesëm “Përkujdesjasociale”.
- Miratimin, në parim, të Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025.
- Përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2026 për Bashkësitë Fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave. Masa e financimit, prej 203 000 000 (dyqind e tremilionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2026, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare.
- Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa ndryshime në ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar”.
203 milion per te mbeshtetur me pare bektosh state....!?